Nuk ka vetëm lajme të këqia në lidhje me pandeminë globale nga koronavirusi me të cilën po përballet e gjithë bota sot.
Sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins” së cilit i referohen shumica e mediave dhe qeverive për këtë çështje, në gjithë botën janë aktualisht 350,536 njerëz të infektuar me Covid-19, nga të cilët numërohen 15,328 të vdekur.
Por ajo që bie në sy nga shifrat e raportuara sot, numri i personave të shëruar në gjithë botën ka arritur në një nivel prej 100,182 të shëruar. Ose rreth 1/3 e totalit të të prekurve nga vurusi corona, sot janë shëruar plotësisht. Ndërsa shumë e shumë të tjerë janë në gjendje të stabilizuar dhe pritet që edhe ata të shtojnë çdo ditë radhët e të shëruarve.
Edhe në Shqipëri ka nisur procesi i shërimeve të disa prej 106 të prekurve të derisotëm. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pesë pacientët e parë janë shëruar. Lajm ky që ngjall shpresë e optimizëm se edhe shumë e shumë të prekur të tjerë do të shërohen.
Alpenews.al