• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VJEHRRI VRAU ISH DHENDRIN/ Del VIDEO, çfarë deklaronte në emision Dhurata Saliaj. Viktima e akuzonte për TRADHTI
Home
Breaking News

VJEHRRI VRAU ISH DHENDRIN/ Del VIDEO, çfarë deklaronte në emision Dhurata Saliaj. Viktima e akuzonte për TRADHTI

4 June, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

jë konflikt i nisur prej kohësh, madje një lidhje dhe një martesë e ngritur mbi konflikte të vazhdueshme që çuan deri në vrasjen e sotme, pak metra larg Gjykatës së Tiranës, ku do të luhej dhe akti final që ndoshta do t’i jepte fund një përplasjeje të vazhdueshme.

Mexhit Picari, ish-punonjës i policisë së burgjeve ka vrarë sot ish-dhëndrrin e tij Kudret Saliaj, ndërsa nga të shtënat ka mbetur i plagosur dhe avokati i viktimës Adriatik Cama.

Por çfarë kishte ndodhur me çiftin që ishin prindër të tre fëmijëve?

Prej 16 vitesh vitesh të martuar dhe prindër të tre fëmijëve, viktima Kudret Saliaj dhe Dhurata Picari Saliaj po i jepnin fund martesës së tyre, por duket se sherri për kujdestarinë e fëmijëve ka sjellë intriga dhe akuza që prodhuan dhe konfliktin. Historia e tyre është bërë publike në emisionin “Uniko”, ku janë drejtuar vetë familja Picari për të kërkuar ndihmë.

Konflikti mes çiftit ishte agravuar në tetor të vitit të kaluar, ku kishte pretendime për dhunë dhe tradhti. Gruaja 32-vjeçare ishte larguar me dhunë nga shtëpia e burrit, që e akuzonte për tradhti madje kishte përfunduar dhe në burg, e akuzuar nga vjehrra për dhunë.

Por palët kishin pretendime të kundërta. Familja e burrit pretendonte se nusja e shtëpisë, Dhurata Saliaj, është larguar me vullnetin e saj. Ndërsa kjo e fundit thotë se ishte vetë bashkëshorti që e dërgoi tek prindërit e saj.

Vjehrra e 32-vjeçares, mbesa e burrit të saj, madje edhe 2 fëmijët e saj, e akuzuan Dhurata Saliajn për tradhti bashkëshortore. Ata thonë se ka prova, ndërsa vetë Dhurata mohon çdo gjë të tillë dhe i konsideron sajesa e trillime.

Por konflikti brenda familjes u tensionua akoma më shumë. Ndaj Dhuratës u bë një denoncim në polici, ku akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të saj dhe mbesës së burrit, si dhe të kishte kërcënuar vjehrrën.

Pas këtij kallëzimi, Dhurata Saliaj u arrestua më datë 3 Tetor. Pasi u arrestua, Dhurata doli përpara Gjykatës së Tiranës dhe trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie. Nga ajo kohë në Gjykatën e Tiranës vijonin seancat për divorcin dhe kujdestarinë e fëmijëve.

Rrefimi i Dhurata Saliaj:

Dhurata Saliaj ka treguar historinë e ndarjes nga bashkëshorti i saj dhe problemet që lindën në familjen e saj pasi u akuzua nga burri, fëmijët e saj dhe vjehrra për dhunë fizike e psikologjike dhe tradhti bashkëshortore.

Në një intervistë për emisionin “Uniko” ne nentor 2020, 32-vjeçarja Dhurata Saliaj është shprehur se gjithçka kulmoi në datën 2 Tetor të këtij viti, pikërisht në ditën e datëlindjes së babait të saj.

Ajo kishte shkuar në spital pasi nuk ndihej mirë, ndërsa bashkëshorti e akuzoi se e kishte shoqëruar i dashuri.

Dhurata mohon këto pretendime, dhe thotë se burri shkoi ta merrte nga spitali dhe më pas e dërgoi në shtëpinë e prindërve.

Dhurata Saliaj: Si mund t’i them unë bashkëshortit tim me gjithë qejf, më ço te babai im që të ndahem nga burri. Kjo është një gjë shumë e rëndë për atë, por ata e kishin menduar aq mirë këtë pjesë. Më ka marrë nga spitali, më ka tërhequr nga krahu i majtë, që e kam dhe shenjë pickimi, dhe më ka futur në makinë. I them pse shkojmë këtej? A do shkojmë te shtëpia? Jo tha, do shkojmë te babai yt të ballafaqohemi.

Për çfarë të ballafaqoheni?

Dhurata Saliaj: Pse kam ikur unë vetëm në spital. Si mund ta lërë gruan ai, 17 vite që unë kam jetuar me atë, pse kam vajtur vetëm në spital? Pastaj më ka marrë në makinë dhe u habita kur m’u fut djali në makinë mbrapa.

Keni debatuar me djalin në këtë moment?

Dhurata Saliaj: Jo fare. S’kam debatuar fare. Atë ditë babi kishte datëlindjen. Mendova se do vinim dhe për datëlindjen e babit. S’e mendova unë që ai do më linte këtu.

Pra, ju jeni ndarë dhe ka ndodhur gjithë historia në ditën e datëlindjes së babait tuaj?

Dhurata Saliaj: Që ishte një surprizë e madhe dhe për babin.

Por ai pretendon se ka debatuar me ju dhe ju ka lutur që të ktheheni në shtëpi për hatër të fëmijëve dhe ju keni thënë unë nuk kthehem kurrë më mbrapa me ju. Madje keni debatuar dhe me djalin tuaj për pjesën e të dashurve që pretendon se ju i kishit.

Dhurata Saliaj: Kjo s’është e vërtetë. Bashkëshorti im s’më ka dhënë as edhe një sqarim. Unë kam tentuar e kam marrë dhe më mbrapa në telefon dhe i kam thënë: Kemi 17 vjet të martuar, si s’më dhe një sqarim për çfarë po më lë.

 

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBI LAGJEN E RE NË FUSHË-KRUJË..."/ Rama publikon FOTON nga avioni teksa kthehet nga Stambolli
Previous article URON RAMËN PËR FITOREN E 25 PRILLIT/ Blinken: Do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë ndërsa punon për të forcuar...

F.autor

Postime të ngjashme

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt Aktualitet

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt

"5 MILIONË EURO OSE LARGOHU..."/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Vasil Bedinaj, çfarë deklaroi në Polici Aktualitet

"5 MILIONË EURO OSE LARGOHU..."/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Vasil Bedinaj, çfarë deklaroi në Polici

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KORÇË/ Një person dërgohet në spital i plagosur! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KORÇË/ Një person dërgohet në spital i plagosur! Ja për çfarë dyshohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT