• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VJEDHJET ONLINE/ Ja sa euro u kanë MARRË hakerat shqiptarëve. 53 prej tyre me shuma deri…
Home
Sociale

VJEDHJET ONLINE/ Ja sa euro u kanë MARRË hakerat shqiptarëve. 53 prej tyre me shuma deri…

6 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Hakerat me vjedhjet e tyre, po gjejnë një shtrirje gjithmonë e më të gjerë në vendin tonë.

Rreth 500 mijë euro u janë vjedhur qytetarëve dhe subjekteve private nga të dhënat e tyre bankare gjatë 6 muajve të parë të 2018-s.

Vetëm në Tiranë, 53 qytetarë dhe biznesmenë kanë rënë pre e vjedhjeve online gjatë këtij viti

Edhe pse këto denoncime janë bërë në polici përsëri gjetja e keqbërësve është tepër e vështirë, pasi ata nuk figurojnë brenda territorit shqiptar, por operojnë kryesisht nga vendet e Europës Lindore.

Hetimi për Krimet Kompjuterike në Policinë e Shtetit thekson se rastet e mashtrimeve on-line janë shtuar nga viti në vit, duke i bërë apel qytetarëve dhe subjekteve private të bëjnë kujdes për sa i përket ekspozimit të të dhënave bankare për pagesë në llogari on-line.

Sulmet më të zakonshme janë ato që ndodhin nëpërmjet klonimit të kartave të kreditit ose atyre të debitit. Vetëm një vit më parë nëpërmjet një pajisje të quajtur “Skimmer”, një shtetas bullgar arrinte të klononte në vendin tonë 2000 karta, duke i shkaktuar një dëm prej 300 mijë euro rroga-marrësve në bankat e nivelit të dytë.

Por mashtrimet on-line si edhe fshehjet e të ardhurave nga aktivitete kriminale kanë gjetur një përhapje të gjerë javën e fundit në kryeqytet.

Dy persona janë prangosur, një italian dhe një shqiptar, pasi kishin arritur të fshihnin të ardhurat nëpërmjet veprimtarisë fiktive në vlerën e 2.5 milionë eurove. Stefano Lorenzi operonte në fushën e ndërtimit dhe për një periudhë të shkurtër kohore kishte përfituar 1.5 milionë euro, të cilat i ka transferuar nga Hong Kongu, Kina dhe Italia. Dyshimet e prokurorisë janë se ato para vijnë nga aktivitete kriminale, duke kërkuar edhe sekuestrimin e tyre me vendim gjykate.

Ndërsa Klodian Ciruna, kishte përfituar 1 milion euro, pasi i kishte premtuar tre personave leje ndërtimi. 41-vjeçari kishte falsifikuar email-in e një studio avokatie në Milano, duke arritur të bënte edhe kontrata noterie fiktive për shitjen e dyqaneve dhe apartamenteve të reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRUAJA I VJEDH ISH-BASHKËSHORTIT LEKËT/ 43-vjeçarja kapet nga POLICIA. Ishte duke...
Previous article Mbesa e Nishanit del toples! Poza të nxehta me një tjetër femër (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT