• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VJEDHJE DHE ORAGANIZIM I LOJRAVE TË FATIT/ Policia arreston katër të rinj në kryeqytet, dy prej të cilëve
Home
Aktualitet
Kronikë

VJEDHJE DHE ORAGANIZIM I LOJRAVE TË FATIT/ Policia arreston katër të rinj në kryeqytet, dy prej të cilëve

10 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Katër të rinj janë vënë në prangat e policisë së Tiranës në një operacion për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 4 shtetas, dy prej të cilëve ishin në kërkim. Njëri prej tyre u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, pasi vodhi në një servis një automjet në pronësi të shtetasit A. M. Gjithashtu, një një tjetër rast i organizimit të lojërave të fatit dhe vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara është goditur nga policia.

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 4 shtetas, dy prej të cilëve ishin në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar, kapën dhe arrestuan shtetasin F. A., 28 vjeç., banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi në zonën e Vaqarrit, në Tiranë, me datë 04.02.2020, ka vjedhur në një servis, mjetin në pronësi të shtetasit A. M.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 goditet një rast i organizimit të lojërave të fatit dhe vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara. Nga shërbimet e këtij Komisariati u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit SH. K., 26 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në pronësi të tij janë konstatuar një tavoline pokeri, fisha dhe letra bixhozi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. S., 39 vjeç. Punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi kanë gjetur një sasi prej 4 gr. lëndë të dyshuar narkotike, e llojit canabis sativa, e ndarë ne dy qese farmaceutike.

-Gjithashtu, nga strukturat e DVP Tiranë është ndaluar shtetasi G. LL., 35 vjeç., banues në Mirditë, pasi ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRËNDAFILA DHE.../ Detaji në foton e Oriola Marashit po na bën të mendojmë se pushimet po i kalon në çift
Previous article "SHPIRTI IM BINJAK..."/ Afërdita Dreshaj surprizon bashkëshortin për ditëlindje

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT