Bursa Japoneze e monedhave kriptografike Zaif ishte viktima e radhës e hakerave. Plot 60 milion dollarë në monedha kriptografike u vodhën duke nxjerrë në pah problemet e sigurisë të cilat po shqetësojnë mbarë industrinë por edhe investitorët.
Megjithatë ky hakim mbetet në hije krahasuar me hakimin e Coincheck dhe Mt.Gox ku u vodhën 547 dhe 480 milionë dollarë në 2018-ën dhe 2014-ën respektivisht, njofton PCW.
Hakimi i Coincheck në Janar të këtij viti është më i bujshmi në historinë e monedhave kriptografike.
Sulmeve nuk i ka shpëtuar as Bitfinex e cila humbi 65 milionë dollarë në 2016-ën.