Kryeministri Edi Rama ka vizituar shkollën “24 maji” në Vlorë, ku po përgatiten për fillimin e mësimit në vitin e ri shkollor.
Gjatë inspektimit të godinës, Rama tha se ishte një vendim i vështirë për nisjen e shkollave në një kohë të tillë, por pasojat që mund të lërë mungesa e shkollës tek fëmijët janë më të mëdha.
LEXO EDHE:
Rama: SHBA detyroi Italinë të çlirojë Vlorën, Shqipëria rrezikonte të vishej me të zeza
Ai tha se fëmijëve u duhet shpjeguar me kujdes dhe durim situata kalimtare në të cilën ndodhemi.
“Kjo është një sfidë shumë e madhe që kemi ne, por ju keni në radhë të parë sepse jeni çdo ditë. Na është dashur që ta marrim këtë vendim shumë vështirë për rifillimin e shkollave. Faktikisht porsa kemi ndjekur të gjitha shtetet po e marrin.
Është vendim shumë i vështirë sepse edhe pse thuhet dhe faktet thonë se fëmijët janë më pak të rrezikuar, e para nuk është e vërtetë për të gjithë fëmijët.
E dyta fëmijët vetë mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transportues. E marrin e sjellin në shtëpi. Padiskutim siç ka ndodhur në vendet e tjera dhe siç presin të gjitha vendet që të ndodhë, do të ketë prapë rritje të numrave. Por nga ana tjetër kostoja psikologjike e mos hapjes së shkollave dhe mbajtjes së fëmijëve nëpër shtëpia përsëri është shumë e madhe dhe pasojat që mund të lërë kjo ndarje shumë e gjatë me shkollën, janë realisht shumë të mëdha. Midis të dyjave ne si shumë të tjerë kemi bërë këtë zgjedhje, por në këtë zgjedhje rolin e posaçëm e keni ju për të qenë sa më strikt.
Çështja është të jetë strikt dhe të jesh i duruar sepse nuk bëhet kjo me britma, me rreshtore, me imponim, por duhet edhe me shpjegim”, thotë Rama


