Lajmi i përhapur me shpejtësi se vajza e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Ivanka Trump ka vizituar sërish Shqipërinë ka rezultuar i pavërtetë.Ivanka Trump ishte muaj me pare në Shqipëri bashkë me një grup arkitektesh të huaj.
Ajo që ngjalli konfuzion ishin disa foto të shkrepura në hyrje të një hoteli në Vlorë të shpërndara ne mediat për qëllime të dyshimta.
Pas verifikimeve lajmi ka rezultuar i pavërtetë. Vajza e Presidenti sipas mediave amerikane ka qenë ditën e djeshme në mbrëmje në një ndeshje Boksi në UFC, bashkë me babain Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump dhe pjesëtarët e tjerë të familjes.
1
Ivanka Trump, e cila vitet e fundit është tërhequr nga jeta politike, u paraqit elegante gjatë mbrëmjes, ndërsa raportet tregojnë për një marrëdhënie të afërt mes saj dhe të atit gjatë eventit.




