• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITË ZYRTARE NË SPANJË/ Hoxha: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme
Home
Politikë

VIZITË ZYRTARE NË SPANJË/ Hoxha: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

17 March, 2026 s.autor Politikë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Madrid të Spanjës.

Sot Hoxha u prit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit në Spanjë, nga ministri José Manuel Albares Bueno.

Ministri Hoxha theksoi se “në takim rikonfirmuam se bashkëpunimi ynë politik, ekonomik dhe kulturor vijon të jetë një shtyllë e fortë e një partneriteti të qëndrueshëm.”
“Njëherazi, ramë dakord se ekziston një potencial i konsiderueshëm ende i pashfrytëzuar në marrëdhëniet tona, të cilin jemi të përkushtuar ta zhvillojmë më tej—veçanërisht në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme dhe fusha të tjera me interes dhe përfitim të ndërsjellë”, tha Hoxha.

Ministri Albares shprehu vlerësimin për progresin e deritanishëm të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, duke ritheksuar mbështetjen e vendit të tij ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për perspektivën e saj evropiane.

Ministri spanjoll theksoi se Spanja si vend anëtar i BE-së është e gatshme që përveç mbështetjes politike për integrimin evropian, t’i ofrojë Shqipërisë edhe mbështetjen e nevojshme teknike në këtë proces.

Të dy ministrat u ndalën më tej edhe në thellimin e bashkëpunimit ekonomik, me fokus të veçantë në potencialin e industrisë së turizmit për të dyja vendet, rritjen e mëtejshme të investimeve spanjolle në këtë sektor.

Postimi i Ministrit Hoxha:

Kënaqësi e veçantë të jem në Madrid, për të takuar dhe shkëmbyer mendime me homologun tim, José Manuel Albares Bueno.

Shumë faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe bujarinë e treguar.

Ndërsa shënojmë 40-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona dypalëshe, rikonfirmuam se bashkëpunimi ynë politik, ekonomik dhe kulturor vijon të jetë një shtyllë e fortë e një partneriteti të qëndrueshëm. Njëherazi, ramë dakord se ekziston një potencial i konsiderueshëm ende i pashfrytëzuar në marrëdhëniet tona, të cilin jemi të përkushtuar ta zhvillojmë më tej—veçanërisht në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme dhe fusha të tjera me interes dhe përfitim të ndërsjellë.

Diskutimet tona theksuan gjithashtu rëndësinë që i kushtojmë multilateralizmit efektiv dhe koordinimit të ngushtë në forumet ndërkombëtare, teksa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta globale dhe për të promovuar paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Shpreha mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj Spanjës për mbështetjen e saj të palëkundur dhe të vazhdueshme ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe rikonfirmova angazhimin tonë të fortë për avancimin e reformave në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Shpërthen zjarri në një ndërtesë në Manhatan, evakuohen banorët
Previous article U KAP ME LËNDË NARKOTIKE/ Arrestohet 33-vjeçari në Morinë

s.autor

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT