• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITË ZYRTARE NË HUNGARI/ Ministri Hasani: Besimplotë në mbështetjen e rrugëtimit evropian të Shqipërisë
Home
Politikë

VIZITË ZYRTARE NË HUNGARI/ Ministri Hasani: Besimplotë në mbështetjen e rrugëtimit evropian të Shqipërisë

12 March, 2024 s.autor Politikë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Budapest, është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto.

Ministri Hasani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, teksa nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve forcohen dita-ditës.

“Fakti që Presidenca Hungareze e Këshillit të BE e ka shpallur integrimin e Ballkanit Perëndimor një nga prioritetet e saj, është treguesi më i qartë i këtij përkushtimi. Ne do të kishim dashur që rajonin tonë dhe rëndësinë e integrimit të tij ta kuptonin sa më shumë vende të BE po aq mirë sa e kuptojnë miqtë tanë hungarezë. Jam i bindur që procesi do të kishte qenë sot shumë më i avancuar”, tha kryediplomati shqiptar.

Sipas ministrit Hasani, ka rritje të qartë të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, teksa theksoi se sot Hungaria është më e pranishme se kurrë në tregun shqiptar.

Ministri Szijjarto u shpreh se situata e sigurisë në Evropë është e paqëndrueshme, teksa theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor është kyç për sigurinë e Evropës dhe më gjerë.

“Prioritet i presidencës tonë është zgjerimi i BE. Dimë që do jetë një betejë e fortë sepse pas dyerve të mbyllura ka vende që s’e duan këtë. Por ky s’do jetë rasti i Shqipërisë. 20 vjet përpjekje dhe besojmë se Shqipëria është gati për negociatat. Sa më shumë vonesa, aq më shumë në pikëpyetje integriteti i BE në rajon”, tha ai.

Dy ministrat nënshkruan dy marrëveshje, të cilat kontribuojnë konkretisht për të thelluar lidhjet Shqipëri-Hungari.

Marrëveshja Stipendium Hungaricum për bashkëpunimin dypalësh në fushën e arsimit synon të forcojë bashkëpunimin përmes shkëmbimit të studentëve dhe përvojave në arsimin universitar dhe pas-universitar, deri në vitin 2027.

Ndërkohë që Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e diplomacisë synon vendosjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për trajnimin e diplomatëve dhe shkëmbimin e informacionit në disiplinat akademike relevante

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOSKA I CILËSON SI ARMIQËSORË/ Dy kryeministrave evropianë u ndalohet hyrja në Rusi
Previous article 21 JANARI DO HETOHET NGA SPAK/ Bashkëshortja e Aleks Nikës: Drejtësia gjithmonë fiton

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT