• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITË HISTORIKE PAS 26-VITESH/ Një ministre gjermane viziton Tajvanin
Home
Nderkombetare

VIZITË HISTORIKE PAS 26-VITESH/ Një ministre gjermane viziton Tajvanin

21 March, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministrja e Arsimit të Gjermanisë nënshkroi një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e teknologjisë me Tajvanin, teksa realizoi vizitën e parë të një anëtari të kabinetit të Gjermanisë në 26 vjet. Ministrja Bettina Stark-Watzinger nënshkroi Marrëveshjen për shkencë dhe teknologji me Këshillin Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë së Tajvanit, në ditën e parë të vizitës së saj në Tajvan, teksa Kina e ka dënuar këtë vizitë.

Pekini e cilëson këtë ishull vetëqeverisës si pjesë të territorit të tij dhe thotë se do ta marrë një ditë kontrollin e Tajvanit, edhe me forcë nëse është e nevojshme. Kina vazhdimisht kundërshton vizitat dhe angazhimin e Tajvanit me zyrtarët ndërkombëtarë.

Sa herë ka pasur vizita në Tajvan të zyrtarëve të huaj, Kina ka shfaqur forcën e saj ushtarake dhe ka rritur presionin diplomatik dhe ekonomik, veçmas kur ka pasur vizita të politikanëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në Taipej, Stark-Watzinger tha se “është kënaqësi dhe nder i madh” për të që të jetë ministrja e parë e Qeverisë gjermane që viziton këtë ishull në më shumë se dy dekada.

“Kjo marrëveshje është për përforcimin e bashkëpunimit në bazë të vlerave demokratike, transparencës, reciprocitetit dhe lirisë shkencore”, tha ajo. Vizita e saj vjen pasi dy muaj më parë një delegacion i lartë i Parlamentit gjerman udhëtoi për në Tajvan, një lëvizje që u kritikua ashpër nga Pekini.

Stark-Watzinger, kur u pyet për kundërshtimet e Kinës për vizitën e saj, nuk pranoi të komentonte. Ministria e Jashtme gjermane javën e kaluar riafrimoi përkushtimin e saj për politikën “Një Kinë”, pasi me Pekinin ka raporte dypalëshe, por po ashtu mban “raporte të ngushta dhe të mira me Tajvanin”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I AKUZUAR PËR NJË PAGESË TË JASHTËLIGJSHME/ A do të arrestohet sot Donald Trump?
Previous article MOS I ANASHKALONI/ Nëse ju shfaqen këto 3 shenja në këmbë, shkoni menjëherë te mjeku

s.autor

Postime të ngjashme

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar Botë

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT