• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITAT TURISTIKE/ 8600 kinezë kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime
Home
Media të Huaja

VIZITAT TURISTIKE/ 8600 kinezë kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime

9 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Deri në fillim të korrikut, mbi 8600 turistë kinezë kanë vizituar Shqipërinë, ose 48 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo u konfirmua nga Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu, gjatë një takimi me këshilltarin për marrëdhënie ndërkombëtare të presidentit të Shqipërisë Genc Muçaj.

Sipas saj, bashkëpunimi kino-shqiptar në fushën e turizmit ka hyrë në një fazë të re.

Ambasadorja Jiang vuri në dukje se Shqipëria, si vend kandidat për në BE, po shton përpjekjet për përshpejtimin e procesit të integrimit. Pala kineze sheh me kënaqësi përparimet që ka bërë Shqipëria në rrugën për anëtarësimin në BE. Kina e mbështet fort procesin e integrimit europian dhe dëshiron të shohë një Bashkim Europian më të bashkuar, më të qëndrueshëm dhe më të përparuar.

Lidhur me marrëdhëniet kino-shqiptare, ambasadorja Jiang tha se, që nga fillimi i këtij viti, marrëdhëniet kino-shqiptare janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme. Një delegacion me deputetë nga disa parti të Parlamentit shqiptar ka vizituar me sukses Kinën dhe është mbajtur me sukses mbledhja e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar të Bashkëpunimit Ekonomiko-Tregtar Kinë-Shqipëri në nivel ministrash.

Të dyja palët kanë ruajtur shkëmbimet në fushat e kulturës, arsimit, shëndetësisë, shkëmbimeve rinore, instituteve të studimit të politikave, pushtetit vendor, medieve etj., dhe bashkëpunimi e shkëmbimet janë rritut vazhdimisht. Në fazën e re, Pekini dhe Tirana do të organizojnë veprimtari për të festuar 10-vjetorin e binjakëzimit mes tyre, kurse qeveria shqiptare dhe shumë kompani shqiptare do të marrin pjesë në edicionin e parë të Ekspozitës së Importit të Kinës në Shangai.

Genc Muçaj, këshilltari për marrëdhënie ndërkombëtare i presidentit të Shqipërisë u shpreh se miqësia mes popullit kinez dhe popullit shqiptar është e gjatë. Pala shqiptare e vlerëson lart zhvillimin e marrëdhënieve me Kinën dhe është e gatshme që, së bashku me palën kineze, të trashëgojë dhe të çojë përpara miqësinë tradicionale dhe të thellojë e zgjerojë shkëmbimet dhe bashkëpunim konkret, për të sjellë më shumë përfitime për popujt e të dy vendeve, tha këshilltari Muçaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplas banorin e zonës. Vdes 48 vjeçari
Previous article Kushte të rënda pune, ngrihen në grevë emigrantët në Itali

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT