• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITAT NË ABU DADI DHE ATHINË/ Rama: Na lidh miqësia dhe partneriteti strategjik. Me Mitsotakis folëm për…
Home
Politikë

VIZITAT NË ABU DADI DHE ATHINË/ Rama: Na lidh miqësia dhe partneriteti strategjik. Me Mitsotakis folëm për…

26 April, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka folur në podkastin “Flasim” për vizitën e tij të fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Athinë ku mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit.

Vizitën në Abu Dabi, Rama e cilësoi si një akt solidariteti në një moment të ndjeshëm për rajonin pas luftës SHBA-Iran, duke theksuar miqësinë e hershme mes Shqipërisë dhe Emirateve.

“Vizitë e shkurtër të paprovuar të Shqipërisë, por edhe një lider nga më të respektuarit sot botërisht, që kam nderin ta konsideroj edhe mikun tim, presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, në një moment shumë të ndjeshëm për vendin e tij dhe për atë rajon të përfshirë në një konflikt si rezultat i sulmit ndaj regjimit kriminal të Teheranit. Ishte një vizitë solidariteti dhe për të konfirmuar vëllazërinë që na lidh me atë vend dhe, nga ana tjetër, besimin se Emiratet do e kalojnë këtë fazë dhe do dalin më të forta nga kjo sfidë e madhe. Nuk ekzagjeroj kur them se presidenti i Emirateve të Bashkuara është një mik i spikatur i Shqipërisë, pasi që në rininë e tij ai ka ardhur në Shqipëri jo për turizëm, por për të udhëhequr grupin e dërguar nga i ati i ndjerë në ndihmë të atyre shqiptarëve që braktisën shtëpitë e tyre në Kosovë dhe u dyndën në Shqipëri, duke u vendosur në një masë të madhe në Kukës për të ikur nga makineria vrastare e Milosheviçit. Që atëherë mes dy vendeve është ndërtuar një marrëdhënie që në 10 vitet e fundit ka marrë një përmasë tjetër. Ishte pikërisht Sheikh Mohammed Bin Zayed që urdhëroi disbursimin e fondit më të madh të solidaritetit me Shqipërinë pas tërmetit dhe me atë fond është ndërtuar një lagje e tërë model në Durrës”, tha ai.

Rama u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë forcuar ndjeshëm vitet e fundit, duke u shtrirë edhe në projekte strategjike që lidhen me modernizimin e Shqipërisë.

“Nga ana tjetër me Emiratet e Bashkuara na lidhin edhe punë dhe projekte të karakterit strategjik dhe të një natyre që kanë të bëjnë me rritjen dhe forcimin e Shqipërisë në rrugën e modernizimit të saj. Konfirmoj se nga ana e presidentit dhe Emirateve edhe një herë tjetër mora një energji jashtëzakonisht pozitive për Shqipërinë dhe konfirmimin se miqësia jonë bëhet më e fortë dhe aleanca jonë do të fuqizohet hap pas hapi, me më shumë bashkëpunim dhe më shumë projekte dhe afrimitet të popujve tanë”, tha Rama.

Rama u ndal edhe në vizitën në Athinë, ku u takua me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis. Rama theksoi se takimi kishte për qëllim adresimin e çështjeve të mbartura mes dy vendeve dhe ngritjen e marrëdhënieve në një nivel të ri. Ai nënvizoi se deri në fund të vitit pritet të nënshkruhet një dokument i ri partneriteti strategjik, ndërsa Greqia do të vijojë mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Ndalimi në Athinë ishte i një natyre tjetër, por përsëri i lidhur me pozicionin e Shqipërisë dhe dëshirën për ta parë vendin të përfaqësuar në nivelin më të lartë. Isha në një forum ekonomik ku, për shkak të fqinjësisë dhe historisë, Shqipëria kishte një vend të posaçëm në atë platformë ku diskutohen zhvillimet kryesore të zhvillimit global, por edhe atij rajonal dhe në marrëdhëniet me vendin fqinj. U prita nga kryeministri grek dhe një mik i vyer, Kyriakos Mitsotakis, që bëri një bilanc të ecurisë së punës së grupit të përbashkët që kemi ngritur për t’i dhënë njëherë e mirë zgjidhje të gjitha çështjeve të mbartura dhe për të çuar në një nivel të ri marrëdhënien ndër-shtetërore mes dy vendeve.

Nga ana e kryeministrit ka një vullnet absolut për të bërë adresimin me prioritet të të gjitha çështjeve të mbartura, për të bërë në fund të këtij viti një dokument të ri partneriteti strategjik dhe natyrën shumë speciale të marrëdhënies mes dy vendeve, si dhe për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit të saj në BE, siç e ka bërë gjithmonë me përkushtim në çdo moment të vështirë. Falë angazhimit personal të Mitsotakis ne do të adresojmë çështjet e mbartura dhe do të forcojmë edhe më shumë marrëdhënien tonë përmes një kujdesi të posaçëm, qoftë për minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar në Greqi”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI ME ARMË NË UASHINGTON/ Zbardhet dëshmia e autorit: Kisha shënjestër zyrtarët e administratës Trump
Previous article DETAJET NGA NGJARJA/ I dyshuari në darkën e Trump ishte mysafir në hotelin Washington Hilton

s.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT