• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA ZYRTARE NË BOSNJE/ Ministri Hasani takon homologun Konaković dhe përuron Ambasadën Shqiptare: Tirana e Sarajeva, krah për krah…
Home
Politikë

VIZITA ZYRTARE NË BOSNJE/ Ministri Hasani takon homologun Konaković dhe përuron Ambasadën Shqiptare: Tirana e Sarajeva, krah për krah…

21 May, 2025 s.autor Politikë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bosnjë-Hercegovinë, ku mbajti takime dypalëshe me përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore dhe rajonale dhe mori pjesë në disa aktivitete.

Hasani u mikprit nga homologu Elmedin Konaković, me të cilin nënvizoi se ka ardhur tashmë koha për të thelluar dialogun politik mes dy vendeve tona dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Ministri Hasani u shpreh se “Shqipëria mbetet thellësisht e angazhuar për një të ardhme ku vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ndahen më nga historia, por bashkohen nga shpresa, dhe ku Tirana e Sarajeva vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah për një rajon të paqtë, evropian dhe të begatë”.

Gjatë kësaj vizite u inaugurua edhe Ambasada e Shqipërisë në Sarajevë, e cila u rihap pas afro 10 vitesh. “Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e partneritetit dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës,” theksoi Ministri Hasani.
Hasani Perurim

Në këtë inaugurim, Ministri Hasani u takua gjithashtu edhe me ushtarakët tanë që shërbejnë me nder në Misionin EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë, të cilëve iu shprehu falënderim për kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Ministri Hasani mori pjesë gjithashtu në Forumin e Biznesit të Sarajevës 2025, si pjesë e panelit me fokus rolin e politikave qeveritare në promovimin e rritjes së biznesit. Në fjalën e tij, ai theksoi disa prej reformave të thella që Shqipëria ka ndërmarrë për të nxitur rritjen ekonomike në fusha si sundimi i ligjit, klima e biznesit, diversifikimi i energjisë dhe qeverisja digjitale.

Duke folur për bashkëpunimin rajonal, ai theksoi se ky nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri për të përballuar sfidat, për të tërhequr investime të duhura dhe per të siguruar të ardhmen e përbashkët evropiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Trump i bën “pritë” presidentit të Afrikës së Jugut duke shfaqur video që pretendojnë “gjenocid” ndaj të bardhëve
Previous article DASHURI, ROMANCË DHE JETA NË ÇIFT/ Nga Arbana-Eduard, tek Bora-Donal. Çiftet e showbizzit shqiptar që kanë më shumë interes tek publiku

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT