Kryeministri Edi Rama, shoqeruar nga ministrja e Shendetesise, Manastirliu kane vizituar sot maternitetin e Sarandes, qe ka quajtur “spitali i rilindjes”.
Ai ka shkuar ne dhomat e maternitetit, duke takuar nenat e reja dhe bebet e sapolindura, te cilave u ka bere edhe dhurata.
Nuk kane munguar batutat mes tyre, ku nenave te reja Rama u ka kujtuar bonusin. “Epo duhet ta besh edhe nje tjeter se tani keni edhe bonusin”- i ka thene rama nje nene te re.
Menjehere ka nderhyre aty nje nga familjaret e pranishme, vjehrra e njeres prej tyre e cila ka falenderuar per kushtet. “Me konditat qe kemi tani grate e vajzat tona te bejne vut, se ne kemi vuajtur shume”- ka thene ajo.
Rama e ka pyetur nenen qe lindi se sa femije ka. “Kam dy djem”- tha ajo.
“Epo duhet edhe vajze patjeter, vajza vjen me 1200 dollare”- tha Rama.
Nderkohe qe Rama ne faqen e tij ne FB ka shkuar” Një maternitet i ri që ta shohin tërë kadrinjtë e të qepin gojën për ca kohë, ndërkohë që ja si ky do të bëhen edhe të tjera maternitete të tjera gjatë këtij mandati, Kukësi, Korça, Pogradeci, Berati…”





