Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u pyet teksa për çështjen e ditës në Shqipëri, diskutimin për ‘Babalen’.
Albert Veliu, i njohur edhe si Babale, ndodhet në Kosovë, ku ka kërkuar azil.
Haradinaj tha se nuk e njeh mirë si çështje.
“Tek ne në Kosovë pushtetet janë të ndara. Pra është shumë e vështirë për mua që t’u them sot a i është drejtuar ai institucioneve të Kosovës. Politika informohet vetëm kur një gjykatë ka marrë një vendim për ekstradim dhe atë vendim duhet që ta aprovojë një ministër. Kur vjen aprovimi i ekstradimit nga gjykata tek ministri i drejtësisë atëherë hyn politika. Deri atëherë është rast ligjor dhe nuk ndërhyn dot ekzekutivi.
Rasti i shtetasve turq të deportuar nga Kosova ka qenë një mësim i marrë me pasojat e veta kuptohet, por ajo ka ndikuar që të respektohen mjaftueshëm krejt baza ligjore për procedurën në fjalë, pra kërkesa për azil për strehim ose për mbrojtje”– tha Ramush Haradinaj.


