Në vazhdën e vizitën së saj zyrtare në Tiranë, Presidentja e Kroacisë ka takuar në ambjentet e Presidencës, homolgun e saj shqiptar Ilir Meta.
Në fjalën e saj në konferencën për shtyp për mediet shqiptare, Presidentja Kolinda e Kroacisë ka theksuar se është diskutuar për bashkëpunimin e dy vendeve. Ne do të vazhdojmë dialogun mes Kroacisë dhe Shqipërisë që të përmirësojmë integrimin në politikat ekonomike, dhe sociale. Ne do të mbështesim hyrjen e Shqipërisë në BE duke marrë shkas nga ecuria e procesit që vendi juaj ka bërë, është shprehur Presidentja kroate.
NJË PJESË NGA FJALA E KITAROVIÇ
Sot diskutuam për bashkëpunimin mes Kroacisë e Shqipërisë dhe Shqipëria ishte miku jonë kur miqtë ishin të paktë. Na mbështetën gjatë luftës në Kroaci. Ne e vlerësojmë këtë mbështetje. Nga komuniteti shqiptar në Kroaci, që janë rreth 10.000 shqiptarë, 2.500 ishin vullnetar në luftën e Kroacinë, 87 humbën jetën 37 janë të zhdukur. Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe i jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë”,tha Kitaroviç, në një konferencë të përbashkët me kreun e shtetit Meta, nga Presidenca, pas një takimi mes të dyve.
Ndërkohë në fjalën e tij Presidenti Meta ka theksuar se e mbështet dialogun mes dy vendeve, në një koment për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën ai theksoi se është i lumtur sa i përket ecurisë së fqinjit tonë në këtë drejtim.