• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA NË IZRAEL/ John Bolton: E turpshme marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Iranin
Home
Nderkombetare

VIZITA NË IZRAEL/ John Bolton: E turpshme marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Iranin

20 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare John Bolton e quajti të turpshme marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me Iranin dhe tha se Shtetet e Bashkuara po ngulin këmbë pranë aleatëve evropianë për të bërë më shumë presion ndaj Iranit.

Zoti Bolton i bëri komentet në Jeruzalem ku u takua për ditën e dytë radhazi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.

Ai tha se moslejimi i Iranit që të ketë armën bërthamore është një çështje e “përparësisë më të lartë” si dhe arsyeja që Presidenti Trump vendosi të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe të rivendosë sanksionet ekonomike.

Shtetet e Bashkuara bashkëpunuan me Britaninë, Kinën, Francën, Rusinë dhe Gjermaninë për të arritur marrëveshjen me Iranin, i cili premtoi të kufizonte programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Ashtu si Presidenti Trump, zoti Netanjahu ka qenë një kritik i ashpër i marrëveshjes, duke thënë se ajo e favorizoi së tepërmi Iranin dhe si këmbim i kërkoi shumë pak. Ai tha të hënën se të gjitha vendet që besojnë në paqen dhe sigurinë duhet të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe të rrisin presionin ndaj Iranit.

Para nisjes për në Izrael, zoti Bolton tha për ABC News se SHBA, Izraeli dhe Rusia ndajnë të njëjtin objektiv: dëbimin e forcave dhe të milicive iraniane nga Siria dhe Iraku. Ai tha gjithashtu se Irani duhet t’i japë fund mbështetjes për Hezbollahun që përkrahet nga libanezët.

Zoti Bolton do të vizitojë gjithashtu Ukrainën këtë javë dhe do të takohet me zyrtarët rusë në Gjenevë, në vijim të bisedimeve Trump-Putin në Helsinki.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMET TEK INTERI/ Nainggolan vazhdon të stërvitet i vetëm, ja kur pritet rikthimi...
Previous article Ndërrohet mbulesa e Qabesë/ U qëndis me 120 kilogram fije ari dhe argjendi

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT