• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA NË GJERMANI/ Ministrja Xhaçka: Reformimi i drejtësisë ka frikësuar aktorë antireformistë
Home
Politikë

VIZITA NË GJERMANI/ Ministrja Xhaçka: Reformimi i drejtësisë ka frikësuar aktorë antireformistë

14 June, 2019 F.autor Politikë

Gjatë vizitës në Berlin, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u prit në një takim të veçantë nga ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen me të cilën bisedoi rreth intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe perspektivës europiane të vendit tonë.

Ministrja Xhaçka falenderoi homologen Ursula von der Leyen për mbështetjen që qeveria gjermane dhe ajo personalisht i kanë dhënë Shqipërisë, ndërsa vlerësoi rolin e veçantë që Gjermania luan si garante e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Xhaçka dhe Ursula von der Leyen u ndalën gjerësisht tek proceset integruese të vendit drejt familjes evropiane dhe mbi votën e pritur për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë.

 

Zonja Xhaçka informoi ministren gjermane për rëndësinë e këtij momenti jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin në tërësi.

“Ndamë të njëjtin qëndrim se perspektiva evropiane e Shqipërisë është alternativa e duhur dhe se integrimi i Shqipërisë dhe i rajonit në strukturat euro-atlantike është domosdoshmëri për modernizimin dhe evropianizimin e vendeve tona por edhe domosdoshmëri për sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe rajonit si pararojë e sigurisë dhe stabilitetit të vetë Evropës”, u shpreh pas takimit ministrja e Mbrojtjes.

Duke u ndalur në zhvillimet e brendshme politike, ministrja Xhaçka njohu homologen gjermane mbi përpjekjet e vazhdueshme që po bën vendi ynë për modernizimin dhe me reformat e vështira por aq të domosdoshme, sikurse është reforma për drejtësi.

“Diskutuam edhe për situatën politike në Shqipëri, e cila vjen në një moment jo shumë të përshtatshëm, në prag të vendimit të Këshillit të Ministrave të BE, por në fund të fundit kjo vjen si pasojë e përpjekjeve tona për të modernizuar vendin duke ndërmarrë reforma të vështira, të tilla si reformimi i sistemit të drejtësisë që ka bërë bashkë shumë aktorë antireformistë të cilët kanë arsye për të qenë të frikësuar nga një sistem drejtësie i pavarur”, tha Xhaçka.

Ministrja Xhaçka shprehu bindjen e plotë se Shqipëria, falë edhe mbështetjes së vazhdueshme të aleatëve të saj sikurse është Gjermania, do të ecë përpara drejt procesit të integrimit.

“Unë besoj se Shqipëria ka bërë shumë përpara falë punës, përpjekjes, reformave në interes të vendit dhe të shqiptarëve, por edhe falë mbështetjes së miqve tanë, aleatëve si Gjermania.

Jam e bindur që me ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të tyre do të arrijmë të ecim përpara në procesin e integrimit në këtë udhëkryq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe të rajonit dhe do t’ia dalim t’u njohim shqiptarëve gjithë sa meritojnë dhe sa kanë bërë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane”, tha ministrja Xhaçka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZOHET T'I KETË KAPUR GJOKSIN NJË GRUAJE/ Aktori shfaqet duke buzëqeshur ndërkohë që shoqërohet për në gjykatë
Previous article IKU NGA JUVENTUSI/ Allegri vendos se çfarë do të bëjë këtë vit

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT