• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E VUÇIÇIT NË KOSOVË/ Presidenti i Serbisë është takuar me zyrtarin e lartë Fikret Demirin
Home
Rajon

VIZITA E VUÇIÇIT NË KOSOVË/ Presidenti i Serbisë është takuar me zyrtarin e lartë Fikret Demirin

9 September, 2018 k.autor Rajon

Gjatë vizitës së tij të parë në veri të Kosovës, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar me Fikret Demirin, zyrtar i lartë i Ministrisë së Kulturës në Qeverinë e Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Demiri, pjesëtar i komunitetit goran në Kosovë ka qenë me Vuçiçin bashkë në shërbimin ushtarak të ish-Jugosllavisë.

Mediat serbe po ashtu kanë raportuar se Vuçiç dhe Demiri janë adhurues të ekipit serb të futbollit Crvena Zvezda. Nuk dihet ende për çfarë kanë biseduar dy zyrtarët.

Gjatë vizitës së tij, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u ka thënë përfaqësuesve serbë të komunave veriore të Kosovës se nuk është i sigurt se do të mund të arrihet marrëveshje në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por ai është shprehur i gatshëm që bisedimet dhe angazhimet për një zgjidhje të pranueshme të vazhdojnë.

Vuçiç ka komentuar edhe deklaratat e para pak ditëve të kancelares gjermane, Angela Merkel e cila tha se e respekton integritetin territorial dhe u shpreh kundër idesë së shfaqur nga Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim apo ndryshim të kufirit.

Ai tha se e kupton që kundërshtarët e tij i janë gëzuar kësaj deklarate. Kurse pranoi se fuqia e tij politike është minimale krahasuar me kancelaren Merkel, e cila përfaqëson ekonominë më të fuqishme evropiane.

“Unë nuk mund ta korrigjojë kancelaren Merkel, por kjo nuk do të thotë se nuk mund angazhohemi të ndihmojë popujt tanë. Kurse kur flasim për integritetin territorial, a po flasim për integritetin para vitit 2008 apo integritetin e vitit 2018”, tha Vuçiç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shihni arsyen pse ilaçet duhet ti shoqëroni gjithnjë me ujë
Previous article Shenjat se jeni prekur nga sëmundja e mykut dhe që ju ende nuk i dini

k.autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT