Një ditë pasi të gjithë liderët e Europës zbritën në Tiranë dhe njohën zgjedhjet e 11 majit, kreu i PD, Sali Berisha flet për atë që e quan farsë elektorale. Në një deklaratë për shtyp, Berisha thotë se në Bruksel denoncoi vjedhjen e zgjedhjeve. Edhe pse në fakt, Berisha ishte i vetëm në Bruksel, në një forum të së djathtës, ku emri i tij nuk figuron në listën e folësve zyrtarë të Unionit ndërkombëtar për Demokraci.
“Qëllimi i këtij udhëtimi ishte mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarë. Denoncimi i farsës më të shëmtuar elektorale, të 34 viteve të fundit, farsës së zgjedhjeve të 11 majit 2025. Njoha bashkëbiseduesit e mi, me vjedhjen e madhe të hapur dhe publike të votës së qytetarëve shqiptarë, nga narkodiktatori Edi Rama, dhe në këtë aspekt u paraqitën vendimet e qeverisë për bonusin famoz, 100 euro për votë për çdo pensionist, 76 mln euro. Vendimi për të falur gjobat, 200 mln euro. Punësimet dhjetëra, e mijëra punësime për votë. Dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë”, tha Berisha.


