Vizita e Ramës në Greqi ishte edhe tema e debatit në emisionin Top Show të Alban Dudushit në Top Channel ku u diskutua rreth takimit 58 minutësh, të kryeministrave të dy vendeve në Athinë. Kishte 13 vite që një kryeministër shqiptar nuk e vizitonte zyrtarisht kryeqytetit e shtetit grek.
Në studio janë diskutuar marrëdhëniet greko-shqiptare, sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat në PS Alfred Peza ka thënë se: Qëndrimet politike të Mitsotakis përpara se ai tu bëhej kryeministër, përgjatë fushatës elektorale dhe qëndrimet e Mitsotakis, pasi bëri betimin si kryeministër, janë të ndryshme.
E para, retorika e kryeministrit të sotëm grek përpara se të bëhej kryeministër, ishte ashtu siç grekët donin që ta dëgjonin. Ndësa tani, ashtu siç flet zyrtarisht një Kryeministër.
E dyta përsa i përket reciprociteti, e tillë është vitet e fundit, qasja mes diplomacisës shqiptare dhe asaj të Athinës.
E treta në lidhje me veton nëse Greqia e vendos dot apo jo ndaj Shqipërisë, teorikisht çdo vend anëtar i BE-së mund ta vendosë atë për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit, por me krizën e thellë ekonomike që pësoi Greqia, e humbi fuqinë e saj në Ballkan.
Në real politikë 58 minuta takim, nuk i zgjidhin dot 58 vitet e problemeve mes Greqisë dhe Shqipërisë,- tha Peza.
/AlpeNews.al


