• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E MINISTRIT TURK NË SHQIPËRI/ Cavusoglu: Mbështesim nismat e Ballkanit Perëndimor
Home
Shqipëri

VIZITA E MINISTRIT TURK NË SHQIPËRI/ Cavusoglu: Mbështesim nismat e Ballkanit Perëndimor

19 October, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka mbërritur në Shqipëri në kuadër të vizitës së tij zyrtare.

Anadolu Agency raporton se Ministri turk ka mbajtur fjalim nga ceremonia e hapjes së vitit të ri akademik në Universitetin e Fondacionit Turk Maarif, në Universitetin “New York Tirana”.

Ai ka folur për nismat e Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimeve euroatlantike, si dhe ka shprehur mbështetjen e plotë të vendit të tij. Ministri Cavusoglu i ka konsideruar si mjaft të rëndësishme marrëdhëniet mes dy shteteve, por edhe mes dy popujve.

“Ne mbështesin plotësisht nismat e Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimeve euroatlantike. Disa shtete evropiane e shohin Ballkanin, veçanërisht Ballkanin Perëndimor, si një arenë konkurrimi mes vete ose shteteve të tjera, madje, disa herë, ta lëmë Rusinë dhe të tjerët, në mes tyre dhe Turqinë. Ne nuk e shohim Ballkanin si arenë konkurrimi me ndonjë shtet tjetër ose me organizimin rajonal. Ne e shohim atë si një arenë për bashkëpunim më të mirë”, ka deklaruar Cavusoglu.

Në fjalën e tij, shefi i diplomacisë turke ka theksuar gjithashtu nevojën që organizatat dhe sistemet ndërkombëtare të jenë më efikase.

“Cila politikë e Bashkimit Evropian është e kënaqshme për Ballkanin Perëndimor? A mundet Kombet e Bashkuara ta përfaqësojnë botën sot? Jo. A janë gjithëpërfshirëse? Jo. A janë përfaqësuese? Jo. A mundën të ndalin ndonjë konflikt? Jo”, është shprehur Çavusoglu, duke shtuar se bota ka nevojë për organizata më të forta ndërkombëtare.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të mobilizohet. Duhet të jetë më demokratik dhe më përfaqësues. Ashtu siç ka nënvizuar presidenti ynë, bota është më e madhe se pesë vende”, ka thënë ai.

Ministri Cavusoglu, i cili qëndron për vizitë në Shqipëri, do të realizojë takime edhe me zyrtarë të lartë të Shqipërisë, si kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, si dhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtëm, Ditmir Bushati, me të cilin do të mbajë një konferencë të përbashkët për mediat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDERBEU MERR DHURATËN E PAPRITUR/ Mbushet arka e korcarëve
Previous article NGA TË KOLMET TE ELEGANTET/ Këto fustane duken të përsosura te çdo formë trupi (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT