Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka pritur homologun e Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Pas takimit, të dy ministrat kanë folur në një konferncë për mediat.
Ministri i Shqipërisë tregoi se bashlëpunimi i Shqipërisë me Turqinnë është në nivele të larta në fushën e sigurisë, por edhe në fushën e ekonomisë.
Gjithashtu Bushati theksoi faktin se Shqipëria dhe Turqia do të zhvillojnë më tej fushat e bashkëpunimit.
“Ministria jonë e jashtme dhe dy ministrat janë në rolin e koordinuesit. Në iu paraprijmë edhe mbledhjes së qeverive mes dy vendeve. Përforcim ekonomik mes dy vendeve tona, duke bashkëpunuar në fushën e turizmin dhe në fushën e bujqësisë. Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në bashkëpunimin e mbrojtjes, por edhe në suazën në NATO, por edhe agjencia TIKA, e cila ka ndihmuar shumë Shqipërinë. Dua të falënderoj popullin e TurqiSë, për ndihmat kryesisht në përmbytje.”, tha Bushati.


