Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass mbërriti të mërkurën në Tiranë dhe në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ditmir Bushatin, ministrin e Jashtëm shqiptar, deklaroi se “kriteret për nisjen e bisedimeve për anëtarësim janë të qarta, duhen rezultate nga reformat për të bindur skeptikët”.
“Unë jam optimist se do të ecim përpara”, tha Mass.
Ndërkohë, ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh se “rruga drejt anëtarësimit evropian është një e përpjetë që duhet të shoqërohet me arritje konkrete”.


