• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E KRYEMINISTRIT/ Thaçi në Davos kujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
Home
Rajon

VIZITA E KRYEMINISTRIT/ Thaçi në Davos kujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

24 January, 2018 g.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se shtete si Kosova kanë nevojë për mbështetje aktive të komunitetit botëror, të atij komuniteti i cili është i interesuar që të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të barabartë në botë.

Këto komente i pari i vendit i ka bërë në takimin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku liderët botërorë do të diskutojnë për sfidën e ruajtjes së një narrativi të përbashkët progresiv në një botë gjithnjë e më të përçarë.

Thaçi ka kujtuar kohën kur ai drejtonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilën e cilëson si guerile dhe ditët kur në kohë regjimi i Millosheviçit ushtronte sipas tij, gjenocid mbi popullësinë e pafajshme, duke theksuar se ishin vlerat e përbashkëta që mundësuan çlirimin.

“Edhe atëherë kishte zëra nga ekstremet politike që ishin kundër intervenimit që shpëtoi popullin e Kosovës. E majta ekstremiste nuk ishte në gjendje të distancohej nga ndjenjat anti-NATO dhe e konsideronte ndërhyrjen e Kosovës një projekt imperialist.

Ndërkaq e djathta ekstremiste i konsideronte kosovarët si një ‘kolonë të pestë’ të myslimanëve të rrezikshëm në Evropë dhe nuk ishte kundër politikës së Millosheviqit në Bosnjë dhe Kosovë. Në fund, megjithatë, ishin vlerat e përbashkëta njerëzore të shumicës dërrmuese në qendër të spektrit politik që e mundësuan çlirimin tonë.

Forcat përçarëse të izolacionizmit, fragmentimit dhe nativizmit nuk ishin asgjë në krahasim me përpjekjet e përbashkëta të të gjitha shtresave politike dhe shoqërore për të mbrojtur vlerat themelore të njerëzimit”- ka thënë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njihuni me anën tjetër të Shakohoxhës, kështu nuk e keni parë asnjëherë (FOTO)
Previous article Foto e parë së bashku: Partneri i Ema Andreas dedikim romantik për aktoren

g.autor

Postime të ngjashme

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT