• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E KITAROVIÇ/ Presidentja kroate viziton Beratin. Meta i “shpjegon” disa prej bukurive të qytetit
Home
Shqipëri

VIZITA E KITAROVIÇ/ Presidentja kroate viziton Beratin. Meta i “shpjegon” disa prej bukurive të qytetit

19 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, së bashku me Presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic ishin sot në qytetin e Beratit.

Presidenti Meta dhe Presidentja Grabar-Kitaroviç vizituan qytetin e lashtë e me vlera historike dhe atraksione turistike të Beratit, të mirëpritur nga kryebashkiaku Petrit Sinaj dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor, ku u ndalën në Kalanë e qytetit, në Muzeun “Onufri” dhe Kishat e Shën Kollit e të Shën Mari Vlahernes.

Me rastin e vizitës së saj të posaçme në Berat, në një atmosferë të bukur festive, Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic u shpall ‘Qytetare Nderi”’ nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti me motivacionin: ‘Personalitetit i shquar i politikës rajonale e më gjerë, model frymëzimi, humanizmi, solidariteti si dhe përfaqësues e një populli mik që çmon dhe vlerëson kontributin e shqiptarëve për lirinë duke ndërtuar ura bashkëpunimi, tolerance, mirëkuptimi dhe paqeje midis popujve’.

Presidenti Meta duke iu drejtuar të pranishmëve, theksoi se vizita në këtë qytet të përfshirë në trashëgiminë botërore të UNESCO-s dhe shpallja e Presidentes kroate ‘Qytetare Nderi’ nga Beratit është një tregues mjaft domethënës jo vetëm i lidhjeve të lashta mes dy vendeve e popujve, por edhe një ilustrim i marrëdhnieve të shkëlqyera e miqësisë së ngushtë mes shqiptarëve dhe kroatëve.

Duke vënë në dukje vlerat historike, kulturore dhe mikpritjen tradicionale beratase, Presidenti Meta u shpreh optimist se pas kësaj vizite do të rritet jo vetëm numri i turistëve kroatë e madje, edhe nga vende të tjera në këtë qytetet, por edhe se miqësia, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i ndërsjellë mes dy vendeve e popujve do të thellohen e zgjerohen edhe më tej.

Ndërsa Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic teksa falënderoi për nderimin që iu bë duke e ndjerë veten tashmë bashkëqytetare me të gjithë beratasit, nënvizoi faktin se miqësia dhe bashkëpunimi mes Kroacisë dhe Shqipërisë, midis kroatëve dhe shqiptarëve, është më e fortë se kurrë.

‘Kjo gjë i shërben jo vetëm brezave tanë të rinj, që do të bëhen udhëheqësit e së nesërmes, por edhe rrugëtimit tonë evropian, së ardhmes sonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, si dhe rajonit e kontinentit tonë  gjithashtu’, -u shpreh mes të tjerash Presidentja e Kroacisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCET SHERRI ME GRUSHTA NË SHKOZË/ DY burra zihen me njëri tjetrin. Policia i kap në mes të...
Previous article PO SHKËLQEN/ Bakaj abonohet me golin, shënon 3 herë në 7 ditë

g.autor

Postime të ngjashme

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT