• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E KITAROVIÇ NË TIRANË/ Presidentja kroate takon Bashën: Duhet të jemi promotorë të njëri tjetrit
Home
Shqipëri

VIZITA E KITAROVIÇ NË TIRANË/ Presidentja kroate takon Bashën: Duhet të jemi promotorë të njëri tjetrit

20 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me Presidenten e Kroacisë, Kolinda-Grabar Kitaroviç.

Basha shprehu angazhimin e tij për të vijuar bashkëpunimin e suksesshëm  kur, si ministra të Jashtëm, së bashku me zonjën Kolinda-Grabar Kitaroviç, punuan me sukses për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

Kreu i PD-së theksoi domosdoshmërinë e ngritjes së marrëdhënieve shqiptaro-kroate në nivele strategjike për rajonin.

‘Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me konstatimin e mungesës së problematikave por duhet të investohemi në thellimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve në rrafshin politik dhe ekonomik. Dy vendet tona duhet të jenë promotore dhe mbështetëse të fuqishme të avancimit të vendeve të rajonit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, rritjes së bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perendimor’-theksoi Basha.

Lideri i opozitës e cilësoi një zhvillim shumë pozitiv marrjen e ftesës për anëtarësim nga Maqedonia dhe shprehu mbështetjen për përfundimin me sukses të marrëveshjes për çështjen e emrit dhe anëtarësimin e saj të plotë në një kohë sa më të shkurtër të mundshme në NATO si kontribut i rëndësishëm për paqe dhe stabilitet në rajon.

Basha i ka cilësuar të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin idetë për shkëmbime territoresh të cilat sipas tij çojnë drejt hapjes së kutisë së Pandorës.

Gjatë takimit me Presidenten kroate, Basha vuri në dukje nevojën e Shqipërisë për të marrë nga Kroacia ndihmë për procesin e integrimit evropian, duke theksuar se sfidat kryesore për Shqiperinë janë shteti ligjor, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe sistemi gjyqësor i pavarur dhe funksionues në të gjitha shkallët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJITHMONË UNIKAL/ Kjo është FOTO-ja e Ronaldos në Instagram që po thyen çdo REKORD
Previous article HABIT KALINIC/ Pas përjashtimit nga trajneri Daliç, vendos të refuzojë edhe…

g.autor

Postime të ngjashme

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT