• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E EUROKOMISIONERIT HAHN NË TIRANË/ Berisha në FB: Piktori dështak shpërtheu si zakonisht në një…
Home
Shqipëri

VIZITA E EUROKOMISIONERIT HAHN NË TIRANË/ Berisha në FB: Piktori dështak shpërtheu si zakonisht në një…

17 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me vizitën e Komisionerit të Zgjerimit Johannes Hahn dhe deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama.

Me një shënim në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha, me një gjuhë ironike thotë se, ‘piktori dështak ka suksese të jashtëzakonshme’.

‘Ai u tha gazetarëve ‘doni apo nuk doni ju ne kemi bërë progres të jashtëzakonshëm prandaj dhe në momentin e fundit bindem Holandën dhe Francën!?!?’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Shënimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Një, një sukses i super jashtëzakonshëm!

Te dashur miq, në deklaratën e tij para mediave në prani të komisionerit Hahn, piktori dështak shpërtheu si zakonisht në një skizë paranojake.

Ai u tha gazetarëve ‘doni apo nuk doni ju ne kemi bërë progres të jashtëzakonshëm prandaj dhe në momentin e fundit bindem Holandën dhe Francen!?!?’

Progresi i jashtëzakonshëm i piktorit dështak, që nuk di çfarë flet, bëri që:

1- Të hidhet poshtë me unanimitet nga 28 liderë të BE-s, për shkak të progresit të tij imagjinar të jashtëzakonshëm, rekomandimi për hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë.

2- Të hidhet poshtë nga 28 shefat e qeverive të vendeve anëtare të BE-s, për shkak të progresit të tij të jashtëzakonshëm në letër, propozimi gjerman për marrjen më 27 qershor 2018 të vendimit për hapjen e negociatave dhe hapjen e tyre pas plotësimit të 10 kushteve të dekalogut të famshem të Bundestagut dhe qeverisë gjermane.

3- Të hidhet poshtë me unanimitet, për shkak të progresit të jashtëzakonshëm që ekziston vetëm në psiqizmin e psikopatit që nuk di se çfarë flet, edhe propozimi i qeverisë austriake për shtyrjen deri në dhjetor 2018 të shqyrtimit të propozimit gjerman.

4- Të shtyhet me konsensus të plotë sipas propozimit francez, për shkak të progresit të jashtëzakonshëm të mendjes së sëmurë të piktorit dështak, diskutimi i vendimit për hapjen e negociatave për një vit e gjysmë, pra për dhjetor të vitit 2019

5- Të shtohen, me vendim unanim të 28 liderëve të BE-s, për shkak të progresit të jashtëzakonshëm të shënuar vetëm në skizat e paranojës së piktorit dështak, nga 5, që ishin kushtet në rekomandimin e Këshillit të 13 dhjetorit të vitit 2016 dhe 10 që ishin në dekalogun gjerman, në 13 kushte për t’u plotësuar para se të merret vendimi për hapjen e negociatave në fund të vitit 2019!

I jashtëzakonshëm, i jashtëzakonshëm, i super-jashtëzakonshëm! Amin!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bëri Botëror të shkëlqyer, “sirena” angleze për futbollistin e Interit
Previous article Wanda Nara: Sampaoli duhet të shkarkohet, ja kush është numri 9-të më i mirë tek Argjentina

g.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT