Pas vendimit të parlamentit holandez që kërkon pezullimin e përkohshëm të vizave për Shqipërinë, qeveria holandeze thotë se tani për tani, politika e vizave për të udhëtuar në Holandë nuk ka ndryshuar.
Sipas një deklarate të shpërndarë nga ambasada e Holandës në Shqipëri, thuhet se qeveria holandeze po shqyrton hapat që do të ndërmarrë.
Në deklaratë thuhet se për qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike nuk kërkohet vizë për një qëndrim në zonën Shengen për një periudhë maksimale prej 90 ditësh brenda një periudhe prej 180 ditësh.


