• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZAT NË GJERMANI/ Gjonaj: I kemi bërë detyrat! Lleshaj: S’kemi përfituar asgjë duke qenë urë
Home
Politikë

VIZAT NË GJERMANI/ Gjonaj: I kemi bërë detyrat! Lleshaj: S’kemi përfituar asgjë duke qenë urë

7 June, 2019 F.autor Politikë

Në ditën e fundit të vizitës në Berlin, Ministrja e Drejtësisë Etilda dhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, morën pjesë si të ftuar në konferencën “One Forensics”, Forensic and Integrity Services. Ministrja e Drejtësisë njohu pjesëmarrësit me rezultatet dhe ecurinë e reformave që Shqipëria ka ndërmarrë. Ajo u shpreh se modeli i implementuar i Reformës në Drejtësi është unik, jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe në BE, sepse sistemi do të garantojë paanshmërinë dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë duke ngritur nga fillimi një sistem të ri, me mbështetjen e pakursyer në këtë rrugëtim të BE dhe SHBA, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe punën që ekspertët e tyre dhe ekspertët vendas realizuan. Ministrja Gjonaj tha se organet e reja të drejtësisë kanë filluar funksionimin, e së shpejti pritet të plotësohen vakancat në sistemin gjyqësor, e të ngrihen institucionet e reja duke veçuar rëndësinë që do të ketë Prokuroria Speciale, SPAK, që do të hetojë dhe nxjerrë para drejtësisë këdo, përfshirë edhe zyrtarët e lartë të përfshirë në afera korruptive.

Gjonaj njohu audiencën edhe me rezultatet e arritura nga Qeveria shqiptare në luftën kundër korrupsionit. Në rolin e saj, si Ministër i Drejtësisë dhe Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion, bëri me dije se janë ngritur mekanizma efektivë për luftimin e korrupsionit në vend nëpërmjet hetimeve administrative në të gjitha institucionet publike që ofrojnë shërbime për qytetarët. ‘’Është shumë e rëndësishme që të kuptohet se Qeveria shqiptare nuk ka realizuar vetëm disa detyra shtëpie të caktuara nga Komisioni Europian, por ka detyrimin e madh kundrejt qytetarëve shqiptarë t’i shërbejë interesit më të lartë të tyre për reforminin e sistemit dhe ofrimin e shërbimeve duke u dhënë atyre mundësinë gjithashtu për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane. Theksohet fakti se sipas sondazheve populli shqiptar është rankuar ndër vendet më pro futjes në Bashkimin Europian“, nënvizoi ministrja.

Gjonaj deklaroi se rezultatet e punës së arritur deri tani janë shpresa e shqiptarëve për t’iu bashkuar familjes europiane, shpresa se një ditë fëmijët e tyre do të kenë mundësinë të studiojnë në Europë dhe në fund të kthehen për të kontribuar në zhvillimin e vendit. Ministri Lleshaj ofroi tek të pranishmit ndërkombëtarë një retrospektive të historisë së Shqipërisë, duke u shpjeguar se e ardhmja europiane e vendit ka qenë gjithmonë pjesë e kulturës, sjelljes dhe aspiratës së shqiptarëve, dhe se Shqipëria tashmë është shumë pranë portës europiane. “Është mirë të kesh ura, por jo aq mirë të jesh në vetvete urë. E shpesh Shqipëria ka luajtur këtë funksion pa përfituar asgjë“, tha Lleshaj. Ministri i Brendshëm prezantoi sfidat e vendit në luftën kundër krimit, duke nënvizuar faktin se krimi ekonomik-financiar dhe pastrimi i parave mbeten objektivi kryesor i zhvillimit të hetimeve në Policinë e Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR TI DHËNË ENERGJI TRURIT/ Ja cilat janë 5 ushqimet që duhet ti konsumoni në mëngjes
Previous article DO ISHTE TMERR I VËRTETË/ Njihuni me shenjat e HOROSKOPIT që s’duhet të jenë kurrë bashkë

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT