Vittorio Sgarbi, figura e njohur bashkëkohore italiane gjendet prej dy ditësh në Tiranë. Ditën e parë, kritiku i njohur i artit ka vizituar ambientet e Bunk’Art dhe e ka vlerësuar këtë muze si një vend të vërtetë që prek diçka të largët.
(Artisti italian në ambientet e Bunk’Art)
Ditën e sotme, ai është ndalur në Kryeministri, ku ka studiuar imtësisht zyrën e kryeministrit, Edi Rama. Bie në sy arredimi i zyrës së kryeministrit, ku mbizotërojnë ngjyrat.
Visita notturna, nella sede del Governo albanese a Tirana. con il Primo Ministro Edi Rama.
Posted by Vittorio Sgarbi on Thursday, December 28, 2017
Në tavolinën e tij gjenden pafund penela, lapsa me ngjyra dhe muret janë të mbushura me vizatime të vogla. Kryeministri Rama u ka përshkruar zyrën e tij duke evidentuar veprat e bëra nga vetë ai.