• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Viti i Ri pa Dritëroin, Sadija: I vështirë, s’e prisja të ikte
Home
Libri

Viti i Ri pa Dritëroin, Sadija: I vështirë, s’e prisja të ikte

6 January, 2018 Ina.Autor Kulturë, Libri

Në shtëpinë e Dritëroit, mungesa ndihet mjaft.
Një vit më parë, në 31 dhjetor të 2016, ai ka qëndruar “stoik” në tavolinën e festës deri rreth orës 01:30 të datës 1 janar 2017 dhe ka qeshur e festuar me fëmijët e bashkëshorten, Sadijen.

Megjithatë, ajo ia kishte merakun prej ditësh, edhe pse nuk e besonte se shumë pak javë më pas nuk do ta kishte më pranë vetes.

Ashtu si për çdo gjë, edhe këtë herë Sadija i ka qëndruar strikte traditës së vendosur nga vetë shkrimtari. Gati-gati me të njëjtin shkrim dore, ajo është kujdesur që të dërgojë kartolina për miqtë e familjes së Dritëro Agollit.

Ndoshta jo rastësisht ngjyrat e kartolinës kanë qenë e zezë nga jashtë dhe e bardhë brenda, por gjithsesi, rreshtat e shkruar kanë shprehur shumë mirënjohje për ata që i qëndruan pranë dhe e kujtuan shkrimtarin.

“Kam qenë shumë e ngarkuar nga ana shpirtërore. Kam pasur mjaft pagjumësi këto ditë. Herën e fundit ai ndenji deri në orën një e gjysmë në tavolinë. E kisha parë shumë herë të tjera ashtu, por mendoja se do ta kalonte edhe këtë herë”, shprehet bashkëshortja e Dritëroit, Sadije Agolli. E në fakt, pikëllimi i duket qartë në fytyrë. “Jo vetëm unë, por edhe fëmijët e kanë përjetuar jo mirë këtë Vit të Ri”, tregon ajo.

“Kam qenë e hutuar. E kam kaluar duke parë albumet. Dritëroi më ka lënë shumë kujtime dhe më ngacmohet kjo plagë sa herë i shoh”, përshkruan këto ditë Sadija.

Mjediset e shtëpisë e ngacmojnë vazhdimisht Sadijen, e cila ishte mësuar ta kalonte ditën me Dritëroin, duke u kujdesur për ilaçet, ushqimin, shkrimet apo leximet, për të cilat ajo gjithmonë ka qenë e para që i vinte në ndihmë. Për të mos rënë fort në sy të fëmijëve, Sadija kalon çaste në dhomën e saj, për të mbytur lotët. Por, fëmijët gjithsesi e kanë kuptuar dhimbjen e saj.

“Ime më e vuan shumë plakjen e babit. Ka frikë që do ndahet nga jeta e nuk do e shohë më. Dhe vetëm trishtohet. Sot, mami nisi e vetme të shkruajë kartolinat e urimit, e mallëngjyer, e tejmbushur me kujtime, çaste të ngjashme, por askurrë vetëm. Edhe sot ajo nuk është vetëm. Gishtërinjtë i shkasin në letër pasi ajo përcjell frymën, shpirtin e babait tim, ajo përcjell edhe urimet e tij. Pasi ai ishte përveç gjeniut, njeriu i mirë Dritëro”, u shpreh në fund të vitit që sapo mbyllëm, në një reagim për “Gazeta Shqiptare”, vajza e Dritëroit, Elona Agolli.

Familja e shkrimtarit, vajza e tij Elona veçanërisht është marrë me përgatitjen e një tjetër kujtimi të lënë nga i ati. Edhe pse ka edhe një muaj kohë nga dita kur mbushet plot një vit pa shkrimtarin, familjarët po mendojnë detajet për ceremoninë e rastit. Në këtë vit të parë do të botohet edhe një libër me letërkëmbimet e Dritëroit dhe të Sadijes në vitet 1964-1965.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Manchester City kalon në fazën tjetër të FA Cup, eliminohet Stoke City i Shaqirit
Previous article (FOTO) Formacionet zyrtare: Norwich – Chelsea

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT