Fëmijë të zbathur, të paveshur e të pangrënë! Prindër që nuk mund t’ju ofrojnë as një tryezë me ushqime të bollshme, e as dhurata për fundvit. Ky është realiteti i shumë familjeve rome që jetojnë në Shkozë tek banesat sociale.
Fëmijët mbeten fëmijë ata buzëqeshin, edhe pse në sytë e tyre ndjehet ftohtësia.
“Unë do të doja të kisha në fundvit një kukull. Asnjëherë nuk kam pasur një dhuratë për fundvit. Mami më thotë që nuk kemi lekë”, shprehet një vajzë 8-vjeçare. “Unë dua një biçikletë për fundvit dhe bakllava”, thotë një tjetër fëmijë.
“Asnjëherë s’kam marrë dhuratë dhe asnjëhërë s’kemi festuar Vitin e Ri”, thotë një vogëlush 3-vjeçar.
Një situatë e tillë është edhe për fëmijët që lypin. Këta të fundit nuk kanë mundur dot të gëzohen për fundvit. “Nuk kam asgjë për fëmijët e mi. Dalim lypim në rrugë si çdo ditë edhe për Vit të Ri këtë do bëjmë”, deklaron një tjetër nënë rome.