Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dhënë lajmin se tashmë është zgjeruar skema mbështetëse me libra falas deri në klasën e 7-të.
Kjo do të thotë se nxënësit nga klasa e I- rë deri në të 7-ën do të përfitojnë libra falas. Sa i përket të tjerëve, deri në klasën e 12-të do të përfitojnë këto libra vetëm kategoritë e veçanta.
Shahini thotë se me këtë zgjerim skeme ulet barra financiare e familjeve duke kursyer 800 milionë lekë si dhe rritet qasja në arsim të grupeve vulnerable.
STATUSI NGA BESA SHAHINI
Kemi zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të. 👍
✅ Ulim barrën financiare të familjeve shqiptare;
✅ Rrisim qasjen në arsim të grupeve vulnerabël.
Sot jemi saktësisht katër javë para fillimit të vitit të ri shkollor. Për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësuesit, disa sqarime mbi zhvillimin e procesit mësimor👇🏼
Gepostet von Besa Shahini am Montag, 17. August 2020


