• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VITI I RI NË VAQARR NIS ME NDËRTIMIN E LAGJES SË PARË/ Shtëpiza-kontenierë do të jenë streha e banorëve gjatë dimrit
Home
Sociale

VITI I RI NË VAQARR NIS ME NDËRTIMIN E LAGJES SË PARË/ Shtëpiza-kontenierë do të jenë streha e banorëve gjatë dimrit

6 January, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Viti i ri ka nisur mbarë për familjet e zonës së Vaqarrit, të cilave u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit. Pa humbur kohë, ka nisur puna për ndërtimin e lagjes më të re në Vaqarr, ku do të strehohen familjet e zonave përreth, shtëpitë e të cilave u shpallën të pabanueshme.

 

Viti i ri ka nisur mbarë për familjet e zonës së Vaqarrit, të cilave u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit. Pa humbur kohë, ka nisur puna për ndërtimin e lagjes më të re në Vaqarr, ku do të strehohen familjet e zonave përreth, shtëpitë e të cilave u shpallën të pabanueshme. Ish-Poligoni i vjetër i Forcave të Armatosura do të kthehet në qendrën e Vaqarrit, ku familjet që do të zhvendosen aty do të kenë jo vetëm banesa të reja shumë herë më të mira se ato që kanë pasur në fshat, por edhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

Kryebashkiaku Veliaj inspektoi nisjen e punimeve për lirimin e hapësirës ku do të vendosen shtëpitë e reja, prej nga siguroi se lagjja e re do të jetë model edhe sa i përket shërbimeve për qytetarët.

“Dua të falenderoj kryeministrin dhe Ministren e Mbrojtjes që na vunë në dispozicion një repart të vjetër ushtarak, në zemër të Vaqarrit, pranë rrugës nacionale, vetëm një stacion autobusi larg nga Kombinati. Do të thotë se nuk po flasim për një fshat të humbur, por për një stacion të Tiranës moderne. Duam që e gjithë zona, ku më parë ka qenë ish-Poligoni i vjetër i Ushtrisë, të kthehet në qendrën e Vaqarrit. Është shumë pranë ish-Komunës, është ngjitur me shkollën e mesme dhe 9-vjeçare, m’u përballë kopshtit, ku do të jetë lagjja e re me 45-50 shtëpi që kryeministri tashmë është në procesin e porositjes dhe që do të jetë modeli i parë i ndërtimit pas tërmetit”, deklaroi ai.

Veliaj tha se Vaqarri do të jetë projekti i parë ku e gjithë qendra e kësaj zone do të transformohet.

“Vaqarri do të jetë projekti i parë, ku e gjithë qendra e fshatit do të transformohet me terrene sportive, hapësira rekreative, tregtare, sidomos për agro-ushqimoren për të gjitha produktet që ka zona e shkëlqyer e gjithë luginës së Erzenit. Vetëm kur banesat janë të atashuara me aktivitet ekonomik, realisht bëjnë diferencën në këtë zonë. Sot kemi vetëm lirimin e territorit dhe pastaj do të rikthehemi sërish me kryeministrin, ku do të vendosim shtëpitë e para”,  deklaroi kryebashkiaku.

Ai shtoi se Vaqari do të jetë një lagje e re e Tiranës, ku do të ofrohet edhe shërbimi i transportit publik urban.

“Mund të vazhdojnë ta kenë atë pronë, mund t’i rrinë mbrapa bujqësisë, por nuk kanë pse të torturojnë fëmijët. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por edhe një mundësi për të shkëputur zinxhirin e varfërisë që i ndjek disa familje brez pas brezi në zonat periferike të Tiranës. Ajo që kemi vendosur është që linja e Kombinatit të shtojë një stacion, pra nuk do të përfundojë në Kombinat, por në çdo orë një prej autobusëve do të vijë deri në Vaqarr, në mënyrë që Vaqarri të përfshihet realisht si një lagje e Tiranës, e të mos quhet më fshat i dorës së dytë”, u shpreh Veliaj, teksa shtoi se kjo lagje e re do të kthehet në një etalon që mund të replikohet edhe në Thumanë, Durrës, Shijak, Kavajë, Lezhë, e kudo tjetër ka nevoja.

“Shqipëria, por edhe shumë vende të zhvilluara, nuk e kanë luksin të çojnë shkolla, rrugë, energji elektrike, kanalizimet, ujin në zona shumë pak të populluara. Është shumë e rëndësishme që këtë koncentrim që e solli tërmeti ta kthejmë në një lloj metode pune sesi të grupohemi aty ku janë shërbimet”, deklaroi ai. Veliaj dha një lajm të mirë edhe sa i përket punësimit, jo vetëm të familjeve të reja që do të zhvendosen në Vaqarr, por edhe të gjithë zonës së Kasharit, Pezës dhe Kombinatit. Gjithashtu, do të gjenerohen vende të reja pune.

“Në anën tjetër të rrugës po punojmë me qeverinë dhe kryeministrin Rama për parkun e ri industrial. Do të jetë një mundësi, jo vetëm për të jetuar, jo vetëm për të vazhduar të punojmë me bujqësi, por edhe për të parë pak industri. TEDA, që është zona e re ekonomike, në anën tjetër të rrugës, do të mbledhë punëtorë nga e gjithë zona; Vaqarr, Kashar, Pezë, Kombinat. Në thelb garanton punësimin ardhja në këtë zonë qendrore, sesa qëndrimi në një zonë periferike”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se për situatën aktuale të të ftohtit, janë porositur shtëpiza-kontenierë, të cilat do të përdoren për sistemimin e përkohshëm për familjet më të varfra dhe familjet realisht me më shumë nevoja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRBLIMET E VITIT TË RI/ Të moshuarit në pritje për të marrë pensionet (FOTO)
Previous article "E PYETA A E NDIEN RREZIKUN..."/ Artan Hoxha zbulon detaje nga vrasja e biznesmenit në Tropojë

k.autor

Postime të ngjashme

U NDANË NGA DOSJA “VELIAJ”/ Shtyhet seanca gjyqësore për 11 të pandehurit Aktualitet

U NDANË NGA DOSJA “VELIAJ”/ Shtyhet seanca gjyqësore për 11 të pandehurit

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe lëvizte me taksi Aktualitet

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe lëvizte me taksi

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës Aktualitet

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT