• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VITI I RI/ Begaj uron ushtarakët në mision jashtë vendit: Kombi iu është mirënjohës
Home
Politikë

VITI I RI/ Begaj uron ushtarakët në mision jashtë vendit: Kombi iu është mirënjohës

1 January, 2025 s.autor Politikë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përmes një takimi online, iu ka uruar vitin e ri 2025, të gjithë anëtarët e Forcave të Armatosura që ndodhen me mision jashtë vendit.

Kreu i shtetit shtoi se ndonëse Shqipëria është një vend i vogël, krontributi i saj për paqen në rajon dhe botë është i madh.

Mesazhi i Presidentit

Është kënaqësi e veçantë për mua të takohemi sot në këtë format online për të uruar nga zemra: Gëzuar, një vit të mbarë për ju dhe familjet tuaja!
Në fakt, festa e Vitit të Ri është një festë që mbledh familjet, i bën bashkë. Ju të gjithë, fizikisht jeni larg familjeve tuaja, larg njerëzve tuaj të dashur, por unë ju siguroj se, si unë, si Shtabi i Përgjithshëm, si Ministria e Mbrojtjes, jemi në mbështetjen tuaj. Ju jeni në mendjet dhe zemrat tona.

Gëzimi dhe ngrohtësia familjare i takon festave të fundvitit dhe ju duhet të ishit pranë familjeve, por sot gjendeni në një mision më të rëndësishëm, në një detyrë që është në shërbim të atdheut për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe lirisë. Kombi ju është shumë mirënjohës.

Shqipëria është një vend i vogël, por me kontribute të mëdha për paqen dhe sigurinë. Vetë prezenca dhe shërbimi juaj, nga Kosova, në Bosnjë, nga Bullgaria, Letonia, Deti Egje, Irak, Sinai dhe deri në Sudanin e Jugut, është dëshmi e qartë e angazhimit dhe përkushtimit të vendit tonë ndaj paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon, por në mbarë botën.

Gjatë vitit që po lëmë pas, unë, në të gjitha vizitat që kam bërë jashtë vendit, jam takuar edhe me kontingjentin tonë që shërben në misione dhe kudo ku kam shkuar jam ndjerë jashtëzakonisht i mbushur dhe krenar për fjalët e mira dhe fjalët e jashtëzakonshme të thëna në adresën tuaj për punën dhe përkushtimin tuaj, për profesionalizmin që ju tregoni atje ku jeni me mision. Kuptohet, misioni kërkon përgjegjshmëri të lartë dhe ju e keni përmbushur atë.

Ju jeni ambasadorët më të mirë dhe, falë shërbimit tuaj, flamuri kombëtar që ne pamë të valëvitet, valëvitet kudo me krenari përkrah flamujve të tjerë të NATO-s.

Agresioni Rus ndaj Ukrainës ka ndryshuar tërësisht mjedisin e sigurisë. Kërcënimet e vjetra dhe të reja parashikojnë dhe parashtrojnë domosdoshmërinë e zhvillimit dhe modernizimit të Forcave tona të Armatosura.

Gjatë vitin 2024, në bisedat që kam bërë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe me Ministrin e Mbrojtjes, jam informuar se buxheti i mbrojtjes është rritur dhe po kështu është rritur edhe ajo që është më e rëndësishme, mbështetja për ushtarakët. Unë besoj se është detyrim mbështetja për të gjithë ushtarakët dhe familjarët e tyre.

Dinamikat gjeopolitike kërkojnë rritjen e kontributeve tona në NATO dhe forcimin e solidaritetit tonë. Shqipëria do të vazhdojë të jetë kontributore aktive me pjesëmarrjen e saj në misione dhe operacione kudo ku të kërkohet dhe sa herë të kërkohet.

Edhe një herë, ju uroj nga zemra gëzuar Vitin e Ri! Gëzuar dhe shëndet e të mira për secilin nga ju, për familjet tuaja, për kombin shqiptar!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 8 VITESH/ Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë, më në fund, një marrëveshje divorci
Previous article "MOMENTE TRISHTIMI"/ Heidi Baci reflekton për vitin që kaloi

s.autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT