• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VITI 2022 KA EMRIN “DUMANI”/ I penduari hapi “kutinë e Pandorës”, ja dosja që fundosi bosët e drogës
Home
Breaking News

VITI 2022 KA EMRIN “DUMANI”/ I penduari hapi “kutinë e Pandorës”, ja dosja që fundosi bosët e drogës

2 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nuredin Dumani është një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, i cili u arrestua mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier.

Ai u vu në pranga disa orë pas atentatit ndaj Talo Çelës në Elbasan, ku mbeti i plagosur, ndërsa kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.

Dumani është cilësuar si një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale dhe tashmë ka dëshmuar në lidhje me disa nga krimet që ka kryer.
Këto krime ai i rrëfeu vetëm pas atentatit, ndërsa aludohet se kanë qenë dyshimet për tradhëti që e kanë bërë të hapë “kutinë e pandorës”.

Nga dëshmia e tij pas bashkëpunimit me drejtësinë, janë zbardhur të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara, raporton CNA.al.

Ai ka treguar përpara prokurorëve të SPAK-ut se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për vrasjen e Endrit Dokles kundrejt 100 mijë eurove.

Dumani gjithashtu ka rrëfyer autorët e ekzekutimit të Fatmira Dedës në vitin 2014, pasi ajo kërkonte drejtësi për vrasjen e djalit të saj Elvis Deda, në vitin 2013. Në dëshminë e tij thuhet se Festim Qoli i kishte ofruar 40 mijë euro për këtë vrasje.

Gjithashtu ai ka folur edhe për vrasjen e taksistit Bujar Çela, vëllait të armikut të tij Talo Çelës dhe për një sërë ngjarjes të tjera kriminale.

Pas dëshmisë së tij para drejtësisë, policia organizoi operacionin “Golden bullet” (Plumbi i artë), nga i cili janë vënë në pranga 18 persona dhe janë shpallur në kërkim edhe 13 të tjerë.

CNA.al ka treguar më herët se të arrestuarit janë Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Altin Ndoci, Erion (Andrea) Alibej, Skerdi Tasi, Elvis Koçi (Çaushllari), Ilirian Feci, Enver Diva, Besjan Xhixha, Ardian Uzuni, Leonard Palushi, Gentian Sharra, Fatos Gosa, Florenc Çekrezi, Petrit Qoli, Agron Qoli, Agron Qafa, Asllan Plaku dhe Agim Gjini.

Mes të kërkuarve janë emra si ai i Suel Çelës, Talo Çelës dhe Florenc Çapja si edhe Ervis Martinajt, ky i fundit i cilësuar i zhdukur që prej 9 gushtit, pasi u denoncua nga familjarët për humbjen e kontakteve.

Vetëm pak ditë më parë, në sajë të operacionit “Plumbi i artë”, u kryen kontrolle në banesën e “mbretit” të lojërave të fatit, Martinajt.

Ndërkohë, të tjera kontrolle janë zhvilluar herë pas here të për kapur “bosët” e drogës, të cilët u “fundosën” nga dëshmia e Dumanit./cna.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Diell dhe temperatura të ngrohta në mes të dimrit, nis plazhi për vitin 2023 në Vlorë
Previous article SHPËRTHEN KOLERA NË AFRIKË/ Qindra persona humbin jetën, autoritetet: Situata do të përkeqësohet

s.autor

Postime të ngjashme

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm Aktualitet

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh” Aktualitet

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT