Laurie Garrett është një shkrimtare amerikane, por tashmë ajo po njihet edhe si ‘profetja’ e kësaj pandemie.
Ajo që Garrett ka paralajmëruar më urgjentisht, në bestsellerin e saj të vitit 1994 ‘The Coming Plague’, dhe në librat dhe fjalimet e mëvonshme, ka të bëjë me një pandemi si kjo aktuale. “Ajo e pa që po vinte”, tha gazetari i New York Times Frank Bruni.
“Edhe pse tashmë po flitet për një ilaç kundër COVID-19, i njohur si remdesivir, ajo tha se kjo nuk do të na ndihmojë të dalim nga kjo gjendje”, deklaroi shkrimtarja Garret.
“Ne kemi nevojë për një kurë ose një vaksinë dhe jo ilaçe që vetëm të ndihmojnë aty për aty”, shtoi.
“COVID-19 do të mbetet një krizë për shumë më gjatë se kaq. Unë u kam thënë të gjithëve se kronologjia e ngjarjeve që unë parashikoj është afro 36 muaj, dhe kjo është në rastin më të mirë”, tha ajo.