• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Visho Ajazi është detyruar të jap dorëheqjen, ja ç’ka thënë në takimin e fundit në SHISH
Home
Breaking News

Visho Ajazi është detyruar të jap dorëheqjen, ja ç’ka thënë në takimin e fundit në SHISH

3 November, 2017 Redaktor2 Breaking News

Ajo që u paraqit si ‘dorëheqje’ e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, në fakt nuk ishte largim ‘me dëshirë’, por një vendim i imponuar nga nivele të larta të politikës. Të paktën këtë gjë ka lënë të kuptohet ish-kreu i SHISH-it, në një mbledhje që ka organizuar me bashkëpunëtorët e tij përpara zyrtarizimit të largimit nga detyra.

Në mbledhjen e zhvilluar në SHISH, ku të panishëm kanë qenë disa nga drejtorët më të rëndësishëm të institucionit, Visho Ajazi, pasi u ka komunikuar largimin e tij nga detyra, ndër të tjera ka thënë se, “ky nuk ishte vendim i tij”. Një deklaratë e tillë, e bërë mes bashkëpuntorësh shton edhe më shumë dyshimet për largimin e kreut të shërbimit sekret, i cili kishte marrëdhënie të mira me krerët e shtetit. Madje ai u dekorua edhe nga kryeministri Edi Rama.

Pas largimit të Ajazit nga detyra, media pranë qeverisë përhapën lajmin se ish-kreu i SHISH, kishte aplikuar për një detyrë të rëndësishme në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). Diçka e tillë ka ndodhur, por të paktën tri muaj më parë, kur Visho Ajazi kishte aplikuar për të qenë pjesë e strukturave të sigurisë në NATO, por aplikimi i tij ishte refuzuar. Më pas, po media pranë qeverisë dhanë edhe një tjetër skenar për publikun, atë të emërimit të Ajazit si ambassador të Shqipërisë në një nga vendet e BE.

Por edhe ky spekullim duket larg asaj që ka ndodhur, pasi në mbledhjen e zhvilluar me ish-varësit, Ajazi, ka lënë të kuptohet se, vendimi për largimin e tij nga kjo detyrë, ishte marrë në nivele të larta politike.
Por përtej spekullimeve dhe skenarëve, bashkëpunëtorët e ngushtë të Visho Ajazit, e kanë të qartë arsyen e largimit nga detyra të shefit të tyre.

SHISH-i, ishte institucioni i vetëm që ka dërguar informacione dhe raporte në Prokurori për grupin e Habilajve. Raporti i parë me të dhëna, emra, lëvizje konkrete, dhe veprimtarinë që kryente ky grup, i është dorëzuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në verën e vitit 2016. Mbi bazën e këtyre informacioneve, Prokuroria regjistroi një procedim penal ndaj të dyshuarve, i cili u pasua nga një tjetër hetim në prill të vitit 2017, një muaj pas largimit nga detyra të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Policia e gjendur nën presionin e mungesës së informacionit, nxitoi të deklaronte se referimin për këtë çështje, e kishte dërguar ajo në prokurori. Por e vërteta është krejt ndryshe. SHISH dërgon një tjetër raport për Habilajt, i cili i shkon paralelisht Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Vlorës. Kjo e fundit, të njëjtat informacione i përcjell në prokurori si kallëzim penal ndaj të dyshuarve. Nisur nga këto të dhëna, bashkëpuntorët e Ajazit janë të bindur se, shefi i tyre u bë “kurban” për Habilajt./Mapo.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dj Sardi shpërthen keq ndaj Kryebashkiakut: “Lali Eri, hajdut me kollare!”
Previous article Foto/ Camila Kerslake në një situatë të sikletshme

Redaktor2

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT