Moderatori Ledion Liço ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën ka treguar shtëpinë e tij të rregulluar për festën e Vitit të Ri.
Në këtë foto ka komentuar partneri i Lori Hoxhës, Vis Bajraktari, i cili e ka pyetur Ledionin se ku ndodhet Londoni. Përgjigja e Ledionit ka qenë epike: “E kemi çuar me ble bukë,”-përfundon ai me shaka. Prej disa vitesh Sara dhe Ledioni jetojnë së bashku dhe tashmë janë prindër të vogëlushit London Noor.



