Ndonëse numri i rasteve në vend është rritur, virulenca e Covid-19 ka rënë. Kështu u shpreh në studion e Abc Neës mjeku infeksionit Pëllumb Pipero.
Mjeku tha se po ashtu ka rënë edhe transmetueshmëria e virusit, që sipas tij ka ndikuar rritja e temperaturave.
Pipero shprehet optimist se edhe nëse nuk do të kemi një vaksinë virusi do të dobësohet, për shkak se studimet deri më tani kanë treguar se nuk pëson ndryshim gjenetik.
“Virulenca e këtij virusi është dukshëm në rënie. Edhe transmetueshmëria ka rënë, e kemi thënë me rritjen e temperaturave bie transmetueshmëria. Virulencën këtu e shohim nga ana klinike. Në vendet e tjera është studiuar edhe andej ka rënë.
Studimet e deritanishme në përgjithësi dëshmojnë se ky virus ka strukturë të qendrueshme gjenetike dhe mundësia për të pasur ndryshime është e vogël. Dhe nëse është e vërtetë kjo virulenca do vije gjithnjë në rënie. Edhe nëse nuk do kemi vaksinë virusi do të dobësohet dhe largohet”, tha Pipero, ndërsa u bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.


