• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Viola Spiro braktisi gjithçka për kapon e drogës
Home
Showbiz

Viola Spiro braktisi gjithçka për kapon e drogës

2 December, 2017 k.autor Lifestyle, Showbiz

Ish-velina dhe gazetarja sportive Viola Spiro ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare dhe italiane pas arrestimit të të dashurit të saj.

 Prej dy vitesh Spiro ishte në një lidhje me Valentin Selaj i konsideruar nga mediat italiane si “Zoti i drogës” në Firencë dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Firenze, nëpërmjet Holandës . Ai u arrestua pak ditë më parë nga policia italiane. Por në një shkrim të publikuar nga gazeta italiane “La Nazione”, u përfol edhe Viola, si e dashura e tij e bukur nga Shqipëria.
Gazeta “Panorama Plus” shkruan sot se Selaj i mundësonte Spiros udhëtime të shpeshta në të gjithë botën dhe i ofronte një standard të lartë jetese, që pasqyrohej në fotot që ajo postonte në Instagram.
Edhe pse Viola kishte deklaruar hapur se ishte në një lidhje dhe ndihej e lumtur, ajo u përpoq që ta mbante të fshehtë identitetin e të dashurit, me justifikimin se nuk ishte person publik. Por, me sa duket, Viola ka pasur një arsye mjaft të fortë. Asgjë nuk dihej për djalin në krah të Violës (përveç ndonjë fotoje të rrallë të publikuar në rrjete sociale) deri në momentin kur një gazetë italiane zbuloi se ai quhet Valentin Selaj, dhe rezultoi të jetë një bos i vërtetë kokaine, shkruan Panorama Plus. Lidhja në fshehtësi e Viola Spiros me bosin e kokainës, si la punën për ta ndjekur në Europë.
Dy vitet e Viola Spiros me të dashurin që e mbulonte me para, si e braktisi televizionin për të
“Morning nga Monaco!” ishte një nga mbishkrimet që prezantuesja e sportit Viola Spiro bëri pak kohë më parë në Instagram, pasi ndodhej për pushime në Monte Carlo. Edhe pse fotot që postoi ishin të gjitha vetëm, mendohet se në fakt mund të ketë qenë e shoqëruar me të dashurin sekret, pranë të cilin u shpreh se ndihej e lumtur.
Udhëtimin në Monte Carlo ajo e bëri pasi e pamë në qershor në sfilatën e për vitshme të “Geraldina Sposa”. Viola u fotografua në shoqërinë e të dashurit Valentin, historia me të cilin u bë publike në fillim të vitit të kaluar. Ky ishte një nga rastet e rralla kur ish-velina 28-vjeçare e “Fiks Fare” shfaqej në shoqërinë e të dashurit më të ri në moshë në evente publike në Tiranë.
“I zgjedhuri i biondes simpatike është një djalë i panjohur, me të cilin Viola krijoi lidhje para dy vitesh gjatë spektaklit “Dance with me”. Që pas këtij spektakli, duket se Viola nuk e kishte më punën në ekran primare. Për gjashtë muaj ajo e braktisi televizionin, për të shoqëruar të dashurin e saj në udhë- timet e tij në Europë. Pas këtyre muajve shëtitje në të gjithë botën, ajo u rikthye për t’u shfaqur në një spot publicitar me Amos Zaharinë, Eva Muratin e Jetmir Pjetërnikajn”- shkruan Panorama Plus.
Viola u komentua më shumë se kurrë në faqet e shtypit rozë për historinë e re të dashurisë me një djalë të panjohur në publik. Viola e bëri të njohur pjesërisht historinë e saj të re, duke postuar foto me partnerin, por gjithmonë duke gjetur një mënyrë për t’ia fshehur fytyrën. Vetë Viola nuk e rrëfeu arsyen pse detyrohej t’ia fshehte portretin të dashurit, me të cilin shijoi një tur të vërtetë gjashtë- mujor aventurash në të gjitha vendet e Europës.
“Veshje të shtrenjta, darka luksoze, dhe udhëtime ëndrrash ishin arsyeja pse ajo nuk u shfaq në ekran për gjysmë viti. Çifti, duke qenë se kishin lidhje në distancë, takoheshin më shumë jashtë vendit për të shijuar lidhjen e tyre. Hera e fundit që u fotografuan brenda Shqipërisë ishte te “Trëndafili mistik” te Diella në Lezhë, një lokacion shumë i preferuar së fundi nga çiftet e dashuruar. Ish-velina e “Fiks Fare” mësohet se e nisi këtë histori që kur ishte pjesë e spektaklit “Dance with me”- vijon gazeta.
Gjatë asaj periudhe në media u aludua edhe për një tërheqje të Violës përgjithmonë nga ekrani, për faktin se i dashuri ndihej xheloz për punën e saj në televizion. Aktualisht Viola punon në TVSH si gazetare sporti, ndërkohë që lajmeve për arrestimin e të dashurit u është përgjigjur me ndonjë foto apo video, duke dëshmuar se jeta për të vazhdon njësoj si më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vlorë/ "Arrest në shtëpi" për Inez Hajrulla, i gjendet armë pas atentatit që iu bë
Previous article ZBUTET MOTI/ Shiu do vijojë gjatë natës, por problemi Nr. 1 mbetet dalja e Vjosës nga shtrati

k.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT