• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIKTIMË PËR NJË HISTORI DASHURIE/ Shtohen pistat e HETIMIT: Dyshohet se 61 vjeçari u përfshi në…
Home
Breaking News

VIKTIMË PËR NJË HISTORI DASHURIE/ Shtohen pistat e HETIMIT: Dyshohet se 61 vjeçari u përfshi në…

8 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja dhe më pas djegia e makinës bashkë me trupin e 61-vjeçarit nga Kosova dyshohet të jetë kryer për shkak të implikimit të mundshëm të tij në grupet e trafikut të drogës.

xhaferi-1

 

 

Autori është kujdesur të mos lërë gjurmë në vendin e ngjarjes, çka ka vënë në dyshim hetimorët se vrasësi është profesionist. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se nga mekanizmi i ngjarjes së ndodhur, ka dyshime të forta se viktima Xhafer Osmani nga Vushtrria e Mitrovicës është ekzekutuar nga persona të përshirë me kultivimin e drogës.

Sipas burimeve, nuk përjashtohet dyshimi se i ndjeri të ketë pasur konflikt me individ apo grup për shkak të prishjes së ndonjë pazari mes tyre. Edhe pse provat e grumbulluara në vendin e ngjarjes tregojnë se kemi të bëjmë me vrasje dhe më pas djegie të kufomës për të humbur gjurmët, Policia ende nuk ka marrë rezultatet nga Mjekësia Ligjore, e cila po kryen ekspertizën. Nga kamerat e një karburanti afër vendit është fiksuar makina e 61-vjeçarit, që drejtohej nga një djalë i ri rreth 35 vjeç, i cili ka marrë drejtim drejt arave, ku dhe u gjet e djegur makina tri orë më pas.

“Jemi duke punuar me intensitet të lartë për ngjarjen e Dervenit. Kemi prova të shumta që tregojnë se kemi të bëjmë me një vrasje dhe më pas djegie të kufomës për të humbur gjurmët. Por zyrtarisht nuk kemi një përgjigje nga ekspertiza mjeko- ligjore. Gjetëm vetëm pak mbetje të kufomës, edhe ato të karbonizuara, ndaj duhet patjetër përgjigja e ekspertizës për të dalë në përfundimin nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëdjegie.

Nga ana profesionale jemi të sigurt që kemi të bëjmë me krim monstruoz, sikurse jemi të sigurt se bëhet fjalë për shtetasin kosovar Xhafer Osmani, 61 vjeç, nga Mitrovica.

Sa i përket motivit, mbetet mister dhe kërkon shumë punë, por nuk përjashtojmë atë të implikimit në ndonjë grup kriminal të trafikut të drogës, ashtu sikurse nuk përjashtohen edhe pista të tjera, përfshirë këtu edhe një lidhje të mundshme intime të tij në këtë zonë”, thanë burimet nga grupi hetimor, i cili po verifikon edhe vendqëndrimin dhe personat që është shoqëruar Osmani gjatë ditëve që ndodhej në Shqipëri.

“Policia e Kosovës thotë se 61-vjeçari është i pastër nga ana kriminale, ai ka një market në fshatin ku jeton. Është i pamartuar dhe ka probleme fizike, deformime në shtyllën kurrizore. Nga këto të dhëna, stepemi për të thënë nëse Osmani ka pasur lidhje me persona të rrezikshëm në Shqipëri, megjithëse nuk e përjashtojmë si mundësi. Prishja e ndonjë pazari për blerjen e ndonjë prone në Shqipëri ose përfshirja si sekser në ndonjë çështje tjetër janë gjithashtu pista të mundshme”, bëri të ditur Policia.

Ngjarja e rëndë u zbulua në mesditën e 5 majit në afërsi të fshatit Derven të Fushë-Krujës. Banorët e këtij fshati kanë njoftuar Policinë për përfshirjen e një mjeti në flakë.

Blutë dhe zjarrfikëset mbërritën në vend, ndërsa pas kryerjes paraprake u konstatua edhe trupi i një personi që ishte karbonizuar. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se makina i përkiste shtetasit nga Kosova, Xhafer Osmanit.

Ai ishte futur më datë 29 prill në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Morinës dhe më pas nuk rezultonte të ishte kthyer në Kosovë. Pas verifikimeve dhe kontakteve me Policinë e Kosovës, rezultoi se familja e këtij shtetasi kishte kryer një denoncim për zhdukjen e tij. Ata kishin deklaruar se kishin humbur kontaktet dhe se familjari i tyre nuk iu përgjigjej telefonatave të tyre që prej datës 2 maj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRÇARJA TEK PD/ Berisha THUMBON kundërshtarët e Bashës: Nuk mund të...
Previous article Pas performancës, flet Eugent Bushpepa: Kisha shumë emocione, kërkoj nga ju vetëm që

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT