• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIKTIMË PËR NJË HISTORI DASHURIE/ Shtëpia e Xhafer Osmanit hap dyert e MORTIT në Vushtri, aty ku pritet… (FOTO)
Home
Breaking News

VIKTIMË PËR NJË HISTORI DASHURIE/ Shtëpia e Xhafer Osmanit hap dyert e MORTIT në Vushtri, aty ku pritet… (FOTO)

7 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Xhafer Osmani, nga fshati Pestovë i Vushtrrisë, në fund të muajit prill, ishte nisur për një udhëtim në Shqipëri. Por, gjashtë ditë më vonë (më 5 maj), policia shqiptare në Fushë-Krujë kishte gjetur një veturë të djegur brenda së cilës ndodhej edhe një trup i pajetë dhe i djegur, që dyshohet të jetë i 57-vjeçarit nga Vushtrria. Ai dyshohet se fillimisht është torturuar ose është vrarë dhe më pas bashkë me veturë u është vënë zjarri.

Mediat në Shqipëri, atje ku janë gjetur trupi i djegur bashkë me veturën e Xhafer Osmanit, kanë njoftuar se krimi mendohet të ketë lidhje me raportet intime mes viktimës dhe një femre.

Një bashkëfshatar i Xhaferit tha se ai nuk ishte i martuar.

Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka qëndruar në shtëpinë e familjes Osmani nga Pestova e Vushtrrisë, por ata kanë refuzuar të tregojnë për momentin e fundit me të dhe arsyen që Xhaferin e kishte çuar të udhëtonte në Shqipëri.

Edhe pse dyshohet se trupi i pajetë është i Xhafer Osmanit, vendimtare do të jenë rezultatet e ADN-së. Në pritje të rezultateve është edhe komplet familja Osmani, ata ende nuk kanë hapur të pame për Xhaferin.

Vdekja dhe rrethanat misterioze në të cilat u gjend Xhafer Osmani vazhdon të jetë e mjegullt edhe për familjen. Madje ata nuk e dinë as kur do të kthehen mbetjet mortore për ta kryer ceremoninë e varrimit.

“Çka dini ju dimë edhe ne, nuk dimë asgjë me të tregu drejt”, tha njëri nga vëllezërit e Xhaferit.

“Na çka po nijmë në media, ma shumë po dinë të huajt se tontë”, shtoi një anëtar tjetër i familjes Osmani.

Ai tha se nuk e kanë hapur ende të pamën deri të marrin rezultatin e ADN-së.

“As karrige s’kemi qit se hala s’po e dimë 100 përqind që është Xhaferi”, thotë vëllai i tij duke refuzuar të rrëfejë më shumë për rastin.

Shtepia e Familjes Osmani ne Pestove te Vushtrrise
Shtepia e Familjes Osmani ne Pestove te Vushtrrise

Sidoqoftë, Xhafer Osmani është gjetur i djegur në veturë mesditën e ditës së shtunë në fshatin Derven të Fushë-Krujës në Shqipëri. Në vendin e ngjarjes janë parë copa eshtrash të njeriut të djegur.

Express ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahitin. Zahiti tha se më 4 maj familjarët e kanë raportuar si të zhdukur një person që ka identitetin e njëjtë me trupin e pajetë që u gjend në Fushë-Krujë.

“Më 4 maj, në orët e vona dikush nga familjarët e ka raportuar si të zhdukur në polici një person dhe të shtunën e kanë gjetur në Fushë-Krujë, dyshohet që bëhet fjalë për personin e njëjtë”, tha Zahiti për Express.

Xhafer Osmani kishte dalë nga shtëpia më 29 prill, ndërsa më 5 maj ishte gjetur i vdekur.

Ekspertiza pritet të konfirmojë edhe nëse viktima është vrarë me armë apo me mjete të tjera, para se t’i vihej flaka.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ylli i Chelsea: Nuk ka asnjë mundësi që të transferohem te United
Previous article ZHDUKJA E TREGTARIT TË PERDEVE/ Kamerat e sigurisë në Laç nuk FIKSUAN asgjë. Familjarët dyshojnë se...

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT