Një ngjarje rëndë ndodhi në Elbasan ditën e sotme ku një automjet përplasi, teksa kalonte rrugën tek vijat e bardha, një grua të re bashkë me foshnjën e saj. E reja dhe foshnja ndodhen në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Durrës rreth një vit më parë.
Çfarë njoftoi policia:
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Durrësit, por fatmirësisht pa pasoja të rënda. Një makinë ka përplasur një grua së bashku me foshnjën e saj. Fatmirësisht nëna dhe foshnja nuk kanë pësuar lëndime. Ato janë dërguar në spitalin e Durrësit, për të marrë trajtimin e nevojshëm. Sakaq, policia e Durrësit ka ndaluar drejtuesin e mjetit, si dhe po kryhen veprimet hetimore në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Por në shqipëri numërohen shumë raste në të cilat, aksidente të tilla kanë përfunduar fatale ku viktima janë shënuar nëna, fëmijët, ose në rastet më të kqija të dy.
Një nga më të rëndat është ai i vitit 2012 që ndodhi në Golem ku i mori jetën një nëne të re dhe foshnjes së saj 5 muajshe.
Nëna 28 vjeçe Violeta Metani me foshnjën e saj 5 muajshme në krah ka tentuar të kalojë autostradën kur është përplasur nga makina tip Benz me targa Angleze. Viktimat u dërguan menjeherë në Spitalin Rajonal të Durrsit por pa shpresë për jetën pasi dëmtimet e marra nga përplasja me mjetin kanë qenë tepër të rënda.
Një aksident jo më pak i rëndë ka ndodhur në segmentin rrugor Elbasan-Librazhd ku një fëmijë 2 vjeç, gjeti vdekjen e menjhërshme, dhe dy të tjerë bashkë me nënën u plagosën rëndë. Nëna 26-vjeçe po tentonte të kalonte rrugën në zonën e quajtur Xibrakë kur u përplas nga një mjet tip “Benz”, drejtuesi i të cilit u arrestua pak pas ngjarjes.
Një rast i tillë u shënua edhe në Itali ku për vdekje u aksidentua një 40-vjeçare shqiptare nënë e 5 fëmijëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Puegnago të Breshias. Shqiptarja e identifikuar si Elvira Hoxhaj, 40 vjeçe ishte dërguar me urgjencë në spital, por nuk kishte shpëtuar. Autori i aksidentit, një italian 40-vjeçar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke e lënë shqiptaren në rrugë. Ai është vënë në pranga pak orë më vonë nga policia, që u vu menjëherë në ndjekje të tij.
Nuk mundtë fshijmë kurrë nga kujtesa aksidentin e tragjik që ndodhi në kryeqytet rreth dy vite më parë ku nëna që sakrifikoi jetën për dy fëmijët e saj mbeti e pajetë në mes të rrugës.
Ajo ishte Dhurata Prifti, sportiste e njohur e klubit “Studenti”. Sipas dëshmitarëve, që rrëfejnë tmerrin e asaj çfarë kishin parë, nëna 37 vjeç kishte mbrojtur me trup fëmijët, duke i dalë para makinës dhe shpëtuar ata. Autori u largua me shpejtësi pas ngjarjes.
AlpeNews.al







