• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VIKTIMAT QË RRËMBEU UJI “/ Nga 20 vjeçari i mbytur në “Shpellën e Pëllumbasit”, tek operatori që pasioni për ZHYTJEN i… (FOTO)
Home
Ekskluzive

“VIKTIMAT QË RRËMBEU UJI “/ Nga 20 vjeçari i mbytur në “Shpellën e Pëllumbasit”, tek operatori që pasioni për ZHYTJEN i… (FOTO)

3 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Sot, pas dy javësh trupi i 20 vjeçarit të mbytur tragjikisht në “Shpellën e Pëllumbasit” është gjetur. I riu i kishte thënë mamasë së tij se do dilte për pinkik po gjithçka duket se mori rrjedhë tjetër. 
Rastet si të Xhorxho Seferit, janë të shumta. Mjafton të kujtojmë atë të Armand Hallvaxhiut, ish operatorit që pasioni për zhytjen i mori edhe jetën.

Xhorxho Seferi, gjendet pas 15 ditësh kërkime:
Mëngjesin e 20 Majit, 20-vjeçari Xhorxho Seferi ra nga lartësia së bashku me 21-vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor dhe është në gjendje të mirë. Të dy shokët ishin nisur për pinkik.

Fillimisht u dyshua se 20-vjeçarin e ka marrë rrjedha e ujit. Ekipet e polumbarëve vijuan kërkimet në lumin e Erzenit për të gjetur trupin e 20-vjeçarit, dhe vetëm sot pas 15 ditësh është bërë e mundur gjetja e trupit. Kërkimet nga polumbarët kanë vijuar në gjatësinë e lumit, deri në grykën e Skuranës në një terren shumë të vështirë.

Mbytet në Karaburun, operatori
Armando Hallvaxhiu, operatori i News24, u mbyt teksa zhytej në ujërat e Karaburunit.

Mandi njihej për përkushtimin në punë dhe pasionin që kishte për zhytjen në thellësitë e detit si dhe peshkimin.

Armando Hallvaxhiu ka punuar në disa media kryesore në vend.

Ai kishte vendosur bashkë me disa shokë të shkonte edhe fundjavën e fundit në Vlorë dhe të zhytej në thellësinë e bregdetit të Jonit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë prej andej dhe është mbytur në vendin e quajtur shpella e ”Haxhi Ali-ut”.

Dy policet nga Kosova mbyten në Lum
Malsor Dashi e Armend Trena, mbrëmjen e të shtunës në krye të detyrës u zhdukën në mënyrë enigmatike. Të dy këta policë nga Kaçaniku, pak para aksidentit kishin dorëzuar në Han të Elezit një të burgosur.

Kërkimet per trupat e tyre vazhduan me ditë të tëra. Fillimisht u gjet trupi i Malsor Dashit e më pas i Armend Trenës.

Gjendet i mbytur në lumin Kir efektivi i policisë

Gjendet i pajetë 52 vjeçari në lumin Kir në Shkodër. Viktima është identifikuar si shtetasi Dedë Shkalla, efektiv policie në Shkodër.

Trupi i pajetë i 52-vjeçarit Dedë Shkalla, baba i 7 fëmijëve është gjetur nga banorët e zonës në rrethana misterioze.

Sipas të dhënave, në ditët e fundit ai iu kishte shprehur kolegëve shqetësimin se nuk po arrinte dot të plotësonte dokumentet për formularin e vetëdeklarimit për procesin e vetingut në afatin e kërkuar.

Vetëmbytja e babait të pesë fëmijëve vjen katër ditë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e formularit.

Vlorë, i riu është mbytur në ujërat e lumit Vjosa. Denis Gjeka 27 vjeç, banues në Fier, punonte në afërsi të një pike të përpunimit të inerteve e quajtur “Lavatriçja e vjetjër”,  në fshatin Novoselë.

Pamje nga vendngjarja
Gjatë kohës që po punonte në këtë objekt dyshohet se është futur në lumin e Vjosës për t’u larë dhe nuk ka dalë më në breg. Pas lajmërimit nga kolegu i punës, polumbarët ishin duke kërkuar prej 4 orësh trupin e 27-vjeçarit me iniciale Denis GJ. Trupi i tij u gjet pranë fshatit Mifol.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milan i magjepsur nga ylli i Leipzig, por e shqetëson Liverpool dhe Arsenal
Previous article SPECIALE/ Botërori RUSI 2018, po afron! Njihuni me statistikat e ndryshme dhe historin e trofeut

F.autor

Postime të ngjashme

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania Aktualitet

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh Aktualitet

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

ARRESTOHET NË RUMANI I DËNUARI PËR VRASJE/ Ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge Aktualitet

ARRESTOHET NË RUMANI I DËNUARI PËR VRASJE/ Ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT