• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VIKTIMAT E KISHIN DENONCUAR…”/ Vrasja në Gjilan, zbardhen lidhjet e Mefail Shkodrës dhe policinë dhe politikën
Home
Rajon

“VIKTIMAT E KISHIN DENONCUAR…”/ Vrasja në Gjilan, zbardhen lidhjet e Mefail Shkodrës dhe policinë dhe politikën

11 August, 2025 s.autor Breaking News, Rajon

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e trefishtë që tronditi Gjilanin.

Eksperti Bedri Elezi ka deklaruar në emisionin “Breaking” në Top News, se shkak për krimin u bë një borxh i madh që njëri nga viktimat i kishte autorit Mefail Shkodrës. Ky i fundit jepte para me fajde, duke kërkuar një shumë tepër të madhe në këmbim. Madje, viktimat e kishin denoncuar më herët edhe për kërcënime.

Ndërkohë, Elezi zbuloi po ashtu se Shkodra ka patur lidhje të forta me policinë dhe politikanë, madje raportohet se ai ka qenë sponsor fushate prej kohësh i partisë “Lëvizja Vetëvendosja” e drejtuar nga Albin Kurti.

Shkak për vrasjen ka qenë moskthimi në kohë i parave të mara me fajde nga një prej viktimave. Borxhin e ka patur dhëndri, teksa babë e bir kanë shkuar thjesht për ta takuar dhe për ta ndihmuar. Borxhi ka qenë shumë i madh pasi ishin para me fajde, në kundërshtim me ligjin.

Sa i përket djemve, ata akuzohen për bashkëpunim në krim sepse kanë ndihmuar të atin në kryerjen e krimit, e po ashtu në largimin nga vendngjarja. Duhet të theksojmë se viktima kishte bërë denoncim para disa ditësh ndaj Shkodrës për kërcënim, por policia nuk kishte ndërhyrë. Autori është pronar i një prej lokaleve me të shtrenjtë në Gjilan.

Ai fillimisht është marrë me fajde në kundërshtim me ligjin, edhe falë lidhjeve që ka me drejtues të policisë. Ai po ashtu ka dhe lidhje të ngushta me politikanë të lartë sepse është dhe sponsor fushate. Dihet tashëm që ka ndihmuar ‘Lëvizjen Vetëvendoja’ në fushatat e kaluara dhe në fushatën e fundit.

Policia kishte dijeni për aktiviteti ne paligjshëm të fajdeve që Shkodra ushtronte, por këto lidhje dhe fuqia e pushteti që ai ka patur ka bërë që të mos ndalohet. Thuhet madje se policia ka arrestuar persona që i kishin borxhe, në mënyrë që t’i kërcënonte. Ai e ka intimiduar qytetarët duke treguar këto lidhje të forta që ka. Aktualisht dyshohet se ai mund të jetë larguar nga kufiri serb, pasi ka patur lidhje të mira me policinë serbe.”– tha Elezi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Fshehu provat e ngjarjes ku ishte përfshirë i vëllai, AMP ndëshkon policin në Tiranë
Previous article GJYKATA KUSHTETUESE JEP UDHËZIMET/ Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’ Aktualitet

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT