“Pas testimit të disa mostrave nga pacientët, tani kemi kuptuar se ata i janë ekspozuar agjentit nervor pasi kanë bartur një artikull të kontaminuar”, ka thënë Policia e Londrës.
Ky ështe mimenti ku viktima nga helmi nervor “Novixhol” Dawn Sturgess u filmua nga kamerat e e supermarketit teksa blinte alkool 24 orë para se të gjendej në gjendje të rëndë e nga ku më pas vdiq.
Pamjet tregojnë se si bjondja 44-vjeçare duket e buzeqeshur teksa blen alkool në “Rugën Rollingsone” në Salisbury kur u gjet të shtunën duke luftuar me vdekjen.
Punonjesja e supermarketit , Ozzy Hayastsu tha: Ajo dukej e lumtur.
“Ajo do festonte kalimin në fazën tjetër të skuadrës kombëtrare të Anglisë me miqtë. Është e tmerrshme të marr vesh që veç një ditë më pas ajo është e vdekur”, e mbyll rrëfimin punonjësja.


