• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIKOR ORBAN NËN PRESION/ BE vendos nëse Hungaria humb të drejtën e votës në Këshill
Home
Europë

VIKOR ORBAN NËN PRESION/ BE vendos nëse Hungaria humb të drejtën e votës në Këshill

11 September, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Do të procedojë BE kundër Hungarisë? Para votimit në Parlamentin Europian, kryeministri hungarez, Vikor Orban u përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

Në sfond të debatit në Parlamentin Europian të martën (11.09)qëndron një raport kritik i deputetes së Gjelbër, Judith Sargentini, që kritikon “një kërcënim sistematik të demokracisë, shtetit ligjor dhe të drejtave themelore në Hungari.” Pas një seance pyetjesh të martën në Parlamentin Europian me kryeministrin, Viktor Orban, parlamenti vendos të mërkurën, nëse kundër Hungarisë, ashtu si kundër Polonisë në fillim, do të hapet një procedurë ligjore për nenin 7 të Marrëveshjeve të BE. Në rastin më ekstrem, Hungaria do të humbiste pas një procedure të tillë të drejtën e votës në Këshillin e BE.

Rëndësia e votave të partive popullore

Se si do të jetë rezultati i këtij vendimi varet shumë nga votat e partisë popullore europiane, ku bëjnë pjesë edhe deputetë të partisë nacionalkonservatore, Fidesz. Sipas të dhënave të grupit parlamentar, deputetët do të konsultohen të martën për Hungarinë.

Të Gjelbrit në Parlamentin Europian mbështetën një procedurë sanksionuese kundër Hungarisë. Edhe nga vetë partitë popullore europiane ka shumë kritika për deficitet demokratike të Hungarisë. Ska Keller, eurodeputete e Të Gjelbërve dhe kryetare e grupit parlamentar u shpreh se “ne do të shohim me shumë vëmendje, se kush voton, dhe se si do të veprojë në votimin kundër Orbanit. Nuk e kuptoj, si mund të mbështesim dikë, që i mbetet besnik Orbanit, megjithëse ai vë në pikëpytje demokracinë dhe lirinë. Votimi të mërkurën është orientues.”

Weber kërkon ndryshim kursi të Orbanit

Europolitikani kristiansocial, Manfred Weber i CSU-së që kërkon të zgjidhet president i Komisionit Europian në vitin e ardhshëm, tha në televizionin gjerman, ZDF, se “nëse nuk ka lëvizje në këtë çështje do të bëhet më vështirë për qeverinë hungareze.” Ai pret që Orban të “afrohet me partnerët europiane dhe të bëjë lëshime.”

Ndërkohë zëvendëskancelari austriak nga partia populiste djathtiste, FPÖ, Heinz-Christian Strache e ftoi Viktor Orban t’i bashkohet një blloku të përbashkët në BE, FPÖ në Parlamentin Europian bën pesë në grupin parlamentar të populistëve të djathtë, “Europa e kombeve dhe lirisë (ENF).”(DW)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ditë e veçantë për legjendën e futbollit, Kryeministri RAMA e kujton me një prej thënieve të tij (VIDEO)
Previous article DENONCIMI/ Berisha publikon mesazhin: Shikon çfarë po ndodh, sikur po ndryshojnë...

k.autor

Postime të ngjashme

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë Botë

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon Botë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët Botë

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT