• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VIJONI DENONCIMET..,”/ Hiqet në kohë rekord depozita e gazit e groposur poshtë pallatit me 400 banorë. Rama…
Home
Politikë

“VIJONI DENONCIMET..,”/ Hiqet në kohë rekord depozita e gazit e groposur poshtë pallatit me 400 banorë. Rama…

22 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Pronari i një biznesi në Tiranë, ka hapur një gropë në lulishten e përbashkët të një pallati duke futur nën dhe një depozitë gazi 1 mijë litra.

Rasti është denoncuar nga banorët e pallatit pranë Maternitetit të ri në kryeqytet, në platformën online të bashkëqeverisjes, shqiperiaqeduam.al.

Në takimin e përjavshëm në kryeministri, në prezencë të kreut të qeverisë Edi Rama, rastin e prezantoi një nga banorët që mori hapin ta denoncojnë rastin në platformë, duke marrë zgjidhje brenda ditës, ku me ndërhyrjen e institucioneve, depozita u hoq nga lulishtja ku ishte groposur.  Por Shqiptarja.com mëson se depozita është hequr para 4 ditësh.

“Do më falni për emocionet se të jesh pranë këtij burri ka edhe emocione Jemi gati 400 banorë në pallatit dhe një biznes poshtë pallatit, në ambientin e përbashkët lulishte hapi natën një gropë me ekskavator dhe futi një depozitë gati njëmijë litra. Me banorët kontaktuam personin që kishte vënë depozitën, por nuk na u përgjigj fare. Komunikova me platformën për bashkëqeverisjen. Automatikisht më ka marrë në telefon koordinatori i Ministrisë së Brendshme dhe në mënyrë urgjente kanë ardhur punonjësit e policisë së Komisariatit nr.4. Kanë ardhur edhe përfaqësues nga Ministria e Energjetikës, Inspektorati i Pajisjeve me Presion, nga zjarrfikësit dhe Policia Bashkiake. Është hequr depozita në mënyrë rekord, brenda një ditë e gjysmë. Në emër të banorëve falenderoj Kryeministrin, se të gjithë banorët ishim skeptikë. Shumë banorët më thonin mos e ndërmerr këtë punë se nuk ia del dot dhe unë jam i  surprizuar nga kjo ngjarje dhe banorët janë surprizuar. Tani jemi të qetë“, tha banori i pallatit Sadedin Bilaj gjatë takimit me kryeministrin Rama.

1571735981_burriankesa.jpg

Për rastin në fjalë, kreu i qeverisë deklaroi gjatë fjalës së tij se janë përgjithësisht mosbesues ata që ndërmarrin këtë hap, por e mira këtij hapi është se nuk ka asnjë kosto, nuk kërkon asnjë mundim, thjesht një hyrje në faqen e platformës online, 2-3 minuta për të plotësuar gjithë ankesën, në rastin kur ankesa ka ardhur me dokumentacion bashkëngjitur dhe koha e shkurtër tregon nëse kjo është funksionale apo jo dhe në fakt është funksionale, siç edhe ju e dëshmoni.

Gjatë takimit u trajtuan edhe raste të zgjidhura të përllogaritjes së pensioneve, ku kreu i qeverisë deklaroi se të gjithë pensionistët do t’i marrin lekët që iu janë mohuar./shqiptarja.com

1571749471_pozitaegazit001.jpg

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PATRICE EVRA I QUAJTI "BEBE" LOJTARËT E ARSENAL/ Xhaka i kthehet ashpër: Ka qenë lojtar i shkëlqyer, por...
Previous article PUTIN-ERDOGAN NË TAKIM/ Presidenti turk: Mundësi reale për mbarëvajtjen e operacionit në Siri

F.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

KUSH ËSHTË I ASHTUQUAJTURI "BORAQI"/ Furnitori kryesor i Sarandës me drogë që u kap sot nga policia Aktualitet

KUSH ËSHTË I ASHTUQUAJTURI "BORAQI"/ Furnitori kryesor i Sarandës me drogë që u kap sot nga policia

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT